L E F T E R S H O M O
TASOS LIVADHITIS
KY YLL NA PËRKET TË GJITHEVE
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
( ΑΥΤΟ ΤΟ ΑΣΤΕΡΙ ΕΊΝΑΙ ΓΙΑ ΟΛΟΥΣ ΜΑΣ)
E dashura ime.
Shumë kohë para se të të takoja unë prisja.
Kurdoherë të prisja.
Vërtetë, ajo pranverë ai mëngjes, ai qemer i thjeshtë i lumturisë,ai trupi tënd që e mbaja për herë të parë të çveshur , ato lotë që në fund nuk munda të t’ i përmbaj sa të shkonin.
A, do të doja të puthja duart e tyt eti, të nënës tënde, gjunve që të lindën,për ty, të puth të gjitha karriget që i ceke me fustanin tënd, të fsheh në gjirin tim si hajmali një copëz nga çarçafi që fjete.
Do të mundja akoma bile t’ i buzëqeshja burrit që të pa lakuriq më parë se unë, t’ i buzëqesh që iu fal një lumturi e tillë e pafundme.
Sepse unë e dashur të detyrohem diçka më shumë se dashuria, unë të detyrohem këngën dhe shpresën, lotët dhe përsëri shpresën.
Në çastin më të shkurtër me ty jetova gjithë jetën.
Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo K/ 248 t.l.g.
