
Të braktisur
Engjujt, nuk jetojnë këtu si dikur
Vendi i bukur, pyes pse kan ikur
Athua, pse kemi nisur të hutohemi
Edhe ,nga zoti si duket po harohemi.
Nëpër rrugë, duken persona pa lëkurë
Të shkaravitur me dreqin në pikturë
Njerëz pa emër, dhe mbiemër
Me nofka,por pa ndjenja e pa zemër.
Shumica jetojnë, pa krenari
Do të vdesën, pa shijuar pleqëri
Tokën ,për para e djegin në zjarr
Nuk do të kenë, as për një varr.