Të burgosur prej dashurisë…Eralda Cuko


Eralda Cuko

Të burgosur prej dashurisë…

I burgosur në qelinë tënde jam,

i burgosur je edhe ti në qeline time…

Por çudi se burgun frikë se kam,

dhe pse ky burg i ëmbël sjellë trishtime…

Ti prangat m’i vendose krejt papritur,

çelësin e fshehe thellë në zemër…

Tash jemi nga kjo botë ne krejt të ikur,

s’reagojmë as kur na thërrasin në emër…

Ky burgim sa do zgjasë s’po dimë,

ndofta i përjetshëm mund të jetë…

Kjo qeli s’paska gjumë , as zgjim,

të burgosur do të mbesim ne përjetë!