TË BURGOSURIT POLITIKË
FATMIR PUSHI
Vuajtje, lot, vrasje, varre, pa emër,
Një i burgosur politik tha :….
Më jepni dritë në sytë e mi,
O njërëz, që dielli imë ju vret syt .
Malet do të përulen përpara këtij mali,
Burimet do shterojnë rrjedhjen e tyre,
Por bravat e dyerve janë të forta,
Dhe pas tyre janë, “vrimat e kafazit”.
Një vënd……….. vdekje prurës,
Për disa, panorama është e bukur,
Për disa myku i qelisë vdekjeprurës,
Nuk e di në se jemi të barabartë ,
Kur ne dëgjojmë hapa të rënda ushtarësh,
Dhe shpresa është në largësi ?????.
Jemi të dënuar sistemin kundërshtuam ,
Dhe të gjithëve lotët në sy na rrjedhin,
Vetkuptohet Shqipëtar por të ndarë ,
Kaluan vite të tëra………..
Ku është familja ku është fisi ! …
Cfar nuk shkon në jetën e tyre ,
Internimi ,kampet e përqendrimit
Nuk e dimë sa rrojnë e sa kanë vdekur.
Pranë burgut të Spaçit….
Njërëz të robëruar nga dënimi,
Lista të ruajtura nëpër rafte,
Dhe një këngë në heshtje vajtimi,
Janë tingujt e rrotave të vagonit ,
Jeta e vdekjes mbi ta !……..
Nën këmbët e cizmeve të përgjakura.
Ju që udhëhoqët në agim,
Që kunatin tuaj e cuat në pushkatim,
Që shokët që luftuan krah teje,
Familjarët……… varrin sua din,
Ju që poeten që të kundërshtoj,
E fute lakuriq në thes me macen egërsir,
Në buzët e tua një inkon e ftohtë,
Djersë vdekjeprurëse të rridhnin në ball,
Burgje, vrasje, internime, armiku klasës,
Solle përcarje sfliste vëllai me vëllan.
Për të preferuari e miqtë e tu,
Hiqeshe gjithmon i qeshur,
Le të flasin nënat shami zeza,
Që eshtrat e fëmijëve si kanë gjetur.
Shumë njërëz nëpër burgje,
Ti ishe ……………ekzekutori ,
Ti ishe Shqipëtar por tmerri i tyre
Çdo gjë ishte e përzier në llumë,
Dhe unë nuk mund ta kuptoj ?..
Kush është bisha, e kush është burri.
Burra e gra
Në burgje mësuan si bien fytyrat,
Vajtën më flok kacurela e vdiqën tullac,
Se cfar ishte frika në atë moshë,
Të drejtën ……………….të këkosh,
E buzëqeshja vyshkej në buzët e tyre
E frika dridhej nga përdridhjet.
Për të gjithë ata që qëndruan aty
Në të ftohtin e dimrit e vapën e korrikut,
Brënda murit të kuq të vdekjes,
Ku njërzit vuanin si bishë e plagosur,
Le të fluturojë pëllumbi burgut,
Tu tregoj të tjerëve vuajtjet e tyre.
