Të dashurosh një grua-Ilda Mejdani Jeha

Të dashurosh një grua,

i vetëdijshëm për kontradiktat e saj hyjnore,

të provosh kënaqësinë më të ndërlikuar,

në mendimin sfilitës për të,

të mos i llogarisësh gabimet delikate,

ta lejosh të të trondisë vetminë e butë dhe të trishtë me vështrimin, në të cilin mund të imagjinosh ç’të duash.

Ta jetosh i pasigurt,

me lutjen e fshehtë,

që të përkasë ty,

ajo mrekulli e paplotë dhe e pafundme…..

IMJ