Të dhëna historike:Feri Arifi


Çka me than serbët që jetonin në Mogillë, Gërçar, e Vërbovc të Vitisë, me përjashtim të 5 personave, te tjeret nuk pranuan të japin deklarata si përherë, veçanërisht të moshuarit, të cilat deklaratat nevojiteshin për plotësimin e shënimeve për familjet serbe të këtyre fshatrave. Për librin qe ishte në Dirshkrim. Fjalët e tyre ishin: “Pyetni profesorët, serbë ose popët”. Gjithmonë diçka fshihej nga popullata serbe. Kështu ishin të përgatitur nga popët e tyre. Çdo serb i pyetur rreth kësaj çështjeje kishte një përgjigje të njejtë thonin: “Të gjithë që ishin në fshat ishin serbë. Dy nga vëllezërit u turqizuan dhe mbeten naltë, në fshatin e prejardhjes, një ra poshtë ne rrafshin dhe mbeti serb”. Kjo ishte shkolla e mësuar nga popët për një periudhë të gjatë në këto treva të dardanisë, që nga viti 1890. Qëllimi ishte që të mos përmendej emri shqiptar dhe prejardhja e tyre e vërtet. Sepse brezi i pëst dhe i gjasht i tyre ishte shqiptar Ortodoks. Realiteti ishte kësisoj: serbët që aktualisht mbeten serb humbën kombin dhe e ruajtën fenë ortodokse, kurs pjesa tjetër e shqiptarëve ruajtën kombin, por morën fenë myslimane nga turku, edhe pse këta ishin vëllezër shqiptar te një etnie në pjesen ma të madhe. Ndersa dhuna erdhi nga serbet nga atëherë qe Evropa e kishte njohur shtetin serb më 1878, shtet i cili filloi të farkojë një strategji ekspansioniste të, mbështetur në krim të përmasave të mëdha ndaj muslimanve. Që nga kurë serbët i pushtuan trojet shqiptare. E vërteta është se më parë popullata dykonfesionale kurrë s’kishte pasur ngatërresa mes veti. Por, s’di pse serbet tani kanë frikë nga e vërteta historike mbi prejardhjen shqiptare, nga flamuri ynë dhe Shqipëria Etnike?! Sipas krejt kësaj del se popullata vendore e Kosovës dhe më gjerë të jenë shqiptarë ortodoksë dhe frika e Serbeve është që të mos zbulohen rrënjët se janë shqiptarë. Fundi serbet që kishin ndërruar komb e kishin ruajtë ortodoksinë ishin më agresiv për tu treguar dhe hyr në qejf serbeve të ardhur nga Serbia.”