Të dua Shqipëri-Fatbardha Budini


Të dua Shqipëri.

Të dua Shqipëri o vendi im,

si në gëzim ashtu dhe në trishtim.

Ashtu siç do Luani pyllin,

dhe valët që duan Detin.

Brenda teje jam me gjithë shpirt,

se këtu kam lind dhe këtu jam rrit.

Këtu do të vdes si babi,gjyshërit,stëgjyshërit e mi.

Të dua Shqipëri o vendi im,

jam gjithmonë brenda teje,

në gjak në shpirt dhe në deje.

Dhe prej teje nuk dal dot,

se nuk dua se me ty jam e lidhur fort.

Të dua Shqipëri o vendi im,

kur je e ëmbël si mjalta,

dhe kur je si frutat e tharta.

Dua të qëndroj dhe të prehem brenda teje,

dhe kur koha që do vij gjer në vdekje.

Të dua Shqipëri o vendi im,

edhe kur shoh buzëqeshjen e jetimëve,

edhe pse jeta e tyre është plotë vuajtje e trishtime.

Edhe kur shoh fytyrën e gëzuar të invalidëve,

që buzëqeshin kur vishen prej mirësive të njerëzve.

Tëdua edhe kur shoh fytyrat e fëmijve me aftësi të kufizuar,

kur lumturohen nga mrekullit që me duart e tyre të arta kanë krijuar.

Të dua Shqipëri o vendi im i adhuruar,

ty me asgjë në botë nuk kam për të ndërruar.

Tek ty linda,,tek ty kam për të jetuar,

derisa frymëmarja ime ka për të ndaluar.