Fjalën nesër, gjithë jetën urryer e kam,
Edhe pse mijëra pune, për nesër i lash,
Prit, flisja me vete, ende djaloshar jam,
Si shigjetar u lidha me shenjen dash!
Mendoja mos ëndrrat nesër realizohen,
Qeshjet psherëtinin sa dite e bukur sot!
Mësova se profecitë edhe keqkuptohen,
Mësova, nëse ka…është vetëm nje Zot!
Ne adoleshence shkrova liriken e pare,
Per yllneshen qe, s’dinte kush jam une,
Te nesërmen me buzëqeshi ne trotuar
Dhe tha…ta leme per nesër kete pune!
Pas martesës, tre yje sa me lumturuan,
Parakaluan cdo dashuri, per jete e mot,
Ne vite shume lirika dashurie u shkruan,
Përjetësisht dashuri te dua, te dua sot!
