Të duash jetën duke u korrigjuar-Sheqere Sina


Kur jeta ka të papritura,

Mundohu, buzëqeshi asaj!

Unë ty do të të ndihmoj…

Me shpirtit tim të fortë,

Të keqen tënde do ta copëtoj…

Unë do të buzëqesh fort

dhe dhimbjen do të ta shuaj….

dhimbjen do të ta kthej në forcë.

Unë do bëhem bujare,

dhimbjen tënde ta kthej në dashuri, Në zemër të mos të kesh,

Smirën e njeriut të zi…

Tek ty të shkëlqejë njerëzorja bujari. Errësirën do të ta mposht,

kam energji dhe shpresa më ndihmon, Që yjet e mi të të ndriçojnë.

Unë kam besim e shpresë,

Se kam forcën e zotit që më ndihmon Nga njeriu keq,

zoti më shpëton…

Kam brenda vetes paqe e qetësi,

dhe njerëzit i vras me mirësi.

Këtë paqe, qetësi e mirësi,

Do ta përcjell edhe tek ty.

Edhe pse zoti të ndëshkoi

Për pronën që vëllait ia shite,

Ai përsëri dashuri të dhurojë,

që jeta jote të vazhdojë.

I tillë duhet të bëhesh edhe ti,

Të mbushësh shpirtin plot me mirësi!

Kaluan vite dhe si për çudi,

zoti vëllanë e mbushi

me dashuri e pasuri.

Ai nuk mbajti mëri me vëllanë,

Se zoti i dha një mësim…

Gjer në fazën e fundit e dënoi,

pastaj dashurinë me vëllanë ia shtoi.

Sheqere Sina /Shqipèri /