Të duash-Seti Pezaku Vladi


TË DUASH

Të duash gjurmën tënde shkëndi e ndezur,

lulet e mollës vello mbi degë,

amzën e fushës që era në deje ta sjell,

tufën me yje ndizesh edhe ti.

Të duash lotin e një reje mbi tokën e djegur,

këngën e lumit me flokët e thinjur,

lisin e vetmuar me çerdhet e braktisura,

ngjitesh Polar karvanet ndriçon.

Të duash hënën e ndezur netëve mbi qiparisa,

rënkimin e derës pa bravë të varfërisë,

dheun ku rrënjët mbjell e kokën mbështet,

zemrën këngë, viganes tokë i ke falë!