Të dy bashkë mu bënë-Vilson Mersinllari


Të dy bashkë mu bënë,në ëndrrën që pashë

natën që kaloi,dy poetët që kam për zemër

për poezinë ata bisedonim,që të dy bashkë

dy poetët që kanë lënë gjurmë,që kanë bërë emër.

Fliste Lasgushi për qytetin,anës liqenit,pranë molit

Dritëroi e dëgjonte dhe me kokë fjalet i pohonte

të tregoj o Lasguush unë,për bukurinë e Devollit

filloj dhe Dritëroi,për vëndlindjen të tregonte.

Nga malli o Lasgush,i rashë Devollit anë e mbanë

eca kudo nëpër rrugë,eca lëndinave dhe arave

vargjet më vinin në mëndje,si uji në shatrivan

një trastë me dhe mbusha,e çova tek lidhja e shkrtimtarve.

Lasgushi i përmalluar,borsalinën hoqi nga koka

e përqafoi Dritëroin,pranë vetes ai e afroi

fajin në këtë vënd e kanë njerzit tha,jo toka

dhe me një tundje koke,Dritëroi,fjalën e tij pohoi.

Desha që kjo ëndërr,të ishte shumë e gjatë

në mes dy poetëve,unë bashkë me ta të rrija

desha ë të mos kalonte,shumë shpejt kjo natë

të ishte dhe ftohtë,unë prapë nuk do mbërdhija.

VILSON MERSINLLARI.

VLORË-dt-8-6-2024.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 13

Të gjitha reagimet:

1Ajri Ramaj