Të erdha-Majlinda Pajaj


Të erdha me dëshirë, pranë,

Vështrimet përballë kryqëzuam,

U drodha si deti me dallgë

Si dielli me malin takuar.

Më kape lehtësisht dorën,

Si grep pas vetes më tërhoqe,

Lëndinë e madhe, pyjet zjarr morën,

E zemrën e shpirtit ma dogje.

Me tinguj pa kuptim më grish,

Dhe fjala endet e bëhet shpuzë,

Kapitullin e mbyllur me gjak ta stolis,

I riu fillon me ty si muzë.

Gjithmonë në jetë do të jem pranë

E tani të dua, se askush s’është si ti,

Shpirti i mbushur mbart mijra fjalë

Je pena e zemres, streha në vetmi.

MAJL

NEW YORK 10/26/2023