TË FALEMINDERIT!


Rrëfime nga Korça

TË FALEMINDERIT!

Të faleminderit!…. Mbrëmë ti e prite
pa buzëqeshje vjershën që të dhashë.
pasionet s’m’i kuptove dot, o vashë,
po për vëmendjen tënde hipokrite
të faleminderit!

Dikur në robëri më shtire ti.
Dy syte e tu e fjalët tërë thumba,
i fsheh në gji megjithëse të humba,
po s’dua të më duash ti tashti:
të faleminderit!

Nuk do të hyj në turmën adhuruese
që e trishtuar të vardiset pas
se mos më thuash, mua, buzagaz
në vend të fjalëve të rënda qortuese
të faleminderit!

O, le të shohë syri yt i ftohtë
le të me vrasë shpresë e endërrime
edhe gjithçka që leu në zemrën time
ky shpirti im përherë do t’të thotë:
të faleminderit

About Post Author