” Të fola drejt e në sy..!!!”-Piro Millona Minella


Të fola drejt e në sy, mora zhgënimin e madh nga Ty dhe thirra deri në kupë të qiellit: “Botë e padrejtë”…!!!”

…..E di kush thotë të vërtetën mbetet me pak miq të sinqertë. Por unë gjithmonë do të të flas ndër sy, pavarësisht fruteve të hidhura që jam i sigurtë qe do të “vjel”.

Isha i sigurtë që do të ikje, nuk e di se ku, mbase do të gjesh udhën tënde të humbur.

Mos harro, do të të mungoj vetëm Une.

Ktheje kokën dhe aty do të më gjesh kurdoherë..

E di që do të të mungojë ajo “alo” e imja çdo mëngjes.

Nuk do të dëgjoj zërin tënd të ëmbël, do të të mungojë buzëqeshja ime e çiltr dhe cicërima e zërit tënd do më mungojë.

Shumë buzëqeshje do të marrësh nga çdo anë, por jo buzëqeshja e ime ishte krejt tjetër.

Do të dëgjosh shumë fjalë nga të tjerët, por do të mungojnë fjalët e mia, pavarësisht se nuk do e pranosh, por thellë do të ndjesh mall për fjalet e sinqerta, që të kam thënë gjithmonë.

Askush nuk mund të të thërrase “Hyjnore”, si të kam thirrur përherë Unë. Mbase do të dëgjosh ligjërata të tëra, por pikërisht kjo do të mungojë, nuk hyn asnjë fjalë tjetër aq lirshëm sa ka hyrë kjo fjalë tek Ty….

E di që nga malli i fjalëve të mia të munguara, një pikë loti margaritar do të marrë rrugën për të mos u kthyer më.

Thelle do të ndjesh pendimin për të gjitha, por nuk ka më vënd për pendesë.

Të humbësh një mik, një shok, një vëlla nuk e di a do të kesh forcë për ta përballuar kur ta kuptosh realisht, dhimbja do të jetë tepër e madhe për supet e tua të brishta, zhgënimi është i sigurtë që janë shumë herë më të fortë se Ty.

Nuk do të jetë askush aty afër teje, që të më gjejë mua dhe të rikthehem përsëri.

Vetëm Heshtje do të mbretërojë rreth teje.

Po e meriton këtë heshtje se edhe Ti heshte kur Unë ti thashë të gjitha drejt e në sy.

Nuk të ruaj dot nga vetvetja juja mikja ime!!!.

Por ka heshtje, që flet më shumë se çdo fjalë tjetër.

….Vonë shumë vonë do të marrësh atë fajin tënd që nuk e pranove kurrë dhe nëpëërmjet lotëve të nxehta do të thuash:

“E humba një mik, një shok, një vëlla. Përse vallë”???

Kjo është Bota e padrejtë…!!!

Piro Millona Minella