Të gjitha kohët e Orikut…Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Orikumi.Një urë, që nuk ndan dete,por një përrua për tu hedhur në Orikum dhe ndërsa je mes dilemës aty për në Llogara dmth në të majtë ose drejtë xhades së perëndimit të përflakur.

Orikumi ishte bashkia e vendit me resurse turistike më të mëdha dhe disa vite me parë në kuadër të reformës territoriale i bashkëngjitet bashkisë Vlorë,madje kjo e fundit mund të quhet fare e vogël përpara parajsës, Orikum i gjithë bregu jugor dhe lokalet me ndriçim vezullonjëse i përkasin kësaj bashkie.

I gjithë deti dhe plazhet ,tokat dhe ndërtimet i përkasin sërish kësaj njësie administrative.

Ndërtesa e të cilës është në qëndër të qytetit të vogël, që po zgjerohet shumë shpejt.

…Lagjia e parë e qytetit ka qënë e rusëve, që mbritën aty në kohën e miqësisë ,ndërsa në Pashaliman në rrënojat e sotme të Orikut ishin rezidencat e marinës kur në bregdet u shfaqën “shpendë uji” prej metali gjigand me vrojtues.

Ishin të famshmet (nëndetëset)dhe të vetmet e këtij lloji që kur historia e vendit njihte rëndësin e tyre.

Vetë rusët ndërtuan banesat prej druri në Orikum,ndërsa në bazë oficerët rus filluan të drejtonin shpendët sëbashku me oficerët shqiptarë.

Po të dalësh aty ku sot janë shkëmbinjtë e gdhendur të Orikut dhe tejposhtë ku gjendet monument i ujit një kohë hershmërie është siç e përshkruan Kadare.I gjithë gjiu i mbyllur është në një forme tepsie,ndërsa deti duket gri,bregu shkëmbor i Karaburunit dhe hija gri e tij.Ardhja në këtë vend të bënë të kujtosh një copë historie me rusët.Ikja e nëndetësve apo siç tregojnë në kohën e regjimit ardhja e një nëndetese ruse fshehurazi në gjirin e Vlores.Tregon atë që rusët e energjidë negative përdornin mjete spiunazhi.Një nëndetëse erdhi natën më gji.

E gjithë flota flinte ditën ë diell.Mirëpo si ka kaluar në mezokanal kur atje përgjonin dragaminat?Thuhet se ka qënë një ushtar shërbimi që ka parë dhe ka raportuar apo ka pyetur më qartazi:

-Ka gjë nëndetese ne gji ?

Përgjigja ka qenë mohuese,atherë është parë se një shpend ujor i stërmadh kishte hyrë befasisht dhe në fshehtësi në gjirin e Vlorës.

Ndërsa trimërit që tregohen, si ja punuan janë si:” dyfekë pas dasme”.

Do të ishte mirë, që ndërsa ata shpendë i hëngëri ndryshku njëra prej tyre të ishte në një ndonjë muze edhe të natyrës ,kjo jo për nostalgji por për të treguar një periudhë kohore të një sistemi .

Pashalimai sot është bazë ushtarake dhe përtej tij gjëndet edhe qyteti i Orikut.

Të jetosh në gjirin e Vlorës do të thotë të jesh në “prerin e mbretit”.

2.

Laguna e Orikumit .Laguna lshtlnë të majtë yë udhës.Një ndër dy lagunat e gjirit të Vlorës po shkon gradualisht drejt origjinës së saj ,kënetizimi i një hapësire ujore ,që u bonifikua në vitet e socializmit.

Qyteti aktual i Orikumit thuhet në një studim të kyrer nga bashkia e dikurshme , është ndërtuar dhe banuar në mes të viteve 1945-1961.

Laguna e Orikumit ,

shtrihet në fundin jugor ë gjirit të Dukatit shkruhet në:( Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare në rajonin e Mesdheut,plan Menaxhimi Kompleksi:Llogora, Rreza e Kanalit Dukat, Orikum, Tragjas, Radhime,Karaburun,Drafti perfundimtar Dhjetor, 2004)dhe ëshë e lidhur me detin me anë të një kanali.

Në ditet e sotme kanë mbetur vetem 130 ha të lagunës së mëparshme së Orikumit (Pasha Liman).

25 vjet me parë si rezultat i disa punimeve kulluese dhe ndërtimit të një argjinature u thanë rreth 400 ha të lagunës .

Në të njëjtën kohë shpyllëzimet intensive kanë ndryshuar në mënyrë drastike karakterin e zonës.

Sasia e reshjeve gjithashtu është ulur.Shumë prej tokave bujqësore aktualisht janë braktisur ose përdoren për kullotje jo intensive .Rrjedhimisht, vegjetacioni natyror ka pushtuar pjese të konsiderueshme teë tokave të mëparshme të kultivuara dhe të pyjeve.

Rrjedha e ujit të fresket në lagune si dhe ujë-këmbimi midis detit dhe lagunes është reduktuar.

Kjo ka ndryshuar hidrologjine e lagunës.

Pjesa bregdetare e Luginës së Dukatit, ka një origjinë aluvionale me një siperfaqe të përafert prej 1000 ha.

Kjo është zona, ku është e vendosur laguna e Orikumit,130 ha.

Çdo qeveri prej viteve‘90 e ka vendosur në prioritet e saj.

Programet duke e shpallur zonë të mbrojtur nuk kanë dhënë rezultat.

Asnjë masë nuk është marë për mbrojtjen nga kënetizimi i lagunës.

Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 ha,thuhet në studimi:Përmirësimi i Mbulimit dhe Efikasitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (Studim Socio-Ekonomik ) Zona e Mbrojtur Detare dhe Bregdetare ( ZMDB) Karaburun – Sazan, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e lagunës shkon nga 2.8 në 3.0 .

3.

Oriko një emërtim i lashtë për Orikumin. Një qytet i lashtë në bregdetin shqiptar,më saktësisht një skelë. Një port i rëndësishëm i Adriatikut, ku anijet, ishin keshtu nje bazë. Sipas traditës,shkruan Alberto Gitti, Enciklopedia italiane (1935) ajo u themelua nga Eubeesit, të cilët , pas kthimit të tij nga Troja, u vendosën atje nga një stuhi.Mirëpo këto mund të jenë edhe histori të stisura.Anuk kishte atje vëndalinj kur erdhën ishluftëtarët e Trojës.Po kishte por autorët si përmendin.

Sipas Pliny, megjithatë, ishte një koloni .

Pikë e rëndësishme strategjike për komunikime midis Greqisë dhe Italisë, ishte shpesh në fushën e veprimit të luftërave të mëdha, të tilla romake-ilire, të parë dhe të tretë, maqedonase dhe sidomos lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut. Gjatë dimrit të 48 të. C. ka vuajtur shumë dëme. Ishte një koloni romake gjatë perandorisë dhe u restauruar nga Atticus Herodit. Në shekullin e tretë.

Shtoj nje pyetje:Po vendasit ku ishin kur te ardhurit themeluan kolonin?

Ka prerë monedhën, shkruan Pr.Dr M.Korkuti.Luajti një rol të rëndësishëm në luftërat maqedonase (ndër të tjera u pushtua në vitin 214 pes nga Philip V i Maqedonisë) dhe, më vonë, gjatë luftërave civile. Në vitin 49 pes, ushtria e Pompeit, i cili kishte vendosur,në Orik ju dorëzua Cezarit pa luftë i cili, nga Brindisi, zbarkoi më shumë për Paleste, kreu një manovër nëpër malet e Akrokeraunia.

Julius Caesar 3 korrik 100 pes -15 mars 44 mars p.es.mori pa luftë Orikun dhe marshoi drejt Apolonisë.Gaius Julius Caesar ishte një gjeneral romak, burrë shteti , konsull dhe autor i dukshëm i prozës Latine. Ai luajti një rol vendimtar në ngjarjet që çuan në dështimin e Republikës Romake dhe rritja e Perandorisë Romake.

Ardhja e Cezarit në Orik lidhet me tre toponime vendase:

”Qafa e Çezarit”,

”Rrugët e bardha të Çezarit”,

”Varri u ushtarit të CÇezarit”.

Një zbulim i shquar gëlqeror ndodhet brenda malet Acroceraunian

Në 1936 ,shkruan K.Francisë, L.Cardini gjithashtu bëri një ekskursion në gadishullin e Karaburunit, duke përfshirë edhe shpellat e Ravenes të regjistruara në detaje .Fletoret e tij tregojnë se ai udhëtoi gjerësisht në zonën midis Sarandës dhe Vlorës dhe ishte ende në vijim të informacionit, që ishin raportuar të atij nëntë vjet më parë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit në Shqipëri, Cardini zbuloi site si sipërfaqja paleolitit në Xarre; shpellat e Himarës dhe Shën Marina dhe shkëmbinjtë e Kanalit .

Një muaj më vonë, Cardini me padurim kalojë rezultatet e ekspeditës së tij.

D. Mustilli:Strehim në shkëmb. Një nga faqet më të shquar të Cardinit është zbulimi i shpellës parahistorike në drejtim të depozitave arkeologjike ishte tek shkëmbinjtë, një zbulim i shquar gëlqeror,që ndodhet brenda maleve Acroceraunian, me pamje gjirin e Vlorës:

“Në Capa Petrusi nuk është një shpellë e cila e quan kanal i vogël, por ku ka fragmente në sipërfaqen …….. Një hendek të kryer në afërsi të fytyrës se shkëmbit zbuloi se stratigrafia vijim është e këtill… vijon shënimi … Si një tërësi, artefakte nga pjesa e poshtme e depozitimit, edhe pse të pakta për shkak të madhësisë së vogël të kanalit, japin dëshmi të sigurt të pranisë së një industrie të epokës neolitike.

Vendi, i cili paraqet një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe të eksploruar premton të jetë në gjendje për të nxjerr një bollëk të materialit të sigurt të shtresuar dhe interesante. [IPU: Luigi Cardini, 1939] Gërmimet sistematike “.Në qershor të vitit 2001, si rezultat i informacionit të përftuar nga banorët e qytetit modern të Orikumit, përshkrimin e Kanalit ishte vendosur në veri-lindje përball, shpateve të malit. Pas arritjes skajin perëndimor të fushës Dukat dhe zonën e njohur si Rrëza e Kanalit, shpati veri-lindje përballet me Malin e Kanalit, nga ku shkëmbi i madh ishte qartazi i dukshme nga poshtë, përmbante brenda një dalje me gur gëlqeror të shquar .Pasi në strehimin në shkëmb, ne kemi ekzaminuar planin Cardini dhe ishin në gjendje të lidhen atë menjëherë në funksion para nesh, e tillë ishte saktësia e vizatimit. Tipari më i dallueshëm në tokë ishte bllok i madh i rënë (4a), i vendosur në frontin e dalje, i cili kishte errësuar një pjesë e madhe të sipërfaqes së tokës dhe depozitave të strehimit në shkëmb.

Prapa shkëmbit, ku kishte gërmuar Cardini së pari ka një hendek (5a), dhe u shfaq strehimi aktual. Ky përbëhej nga pjesë e rreme e konsiderueshme në fytyrën e shkëmbit që përmban zgavrën më të madh (1), dëmtimit të dhëmbëve dhe të dy të vogla ‘Tuneli’, (2) dhe (3). Në fundin jug-lindor të strehim në shkëmb ishte më e vogël, dalja e izoluar (6), që Cardini kishte shpresuar për të shqyrtuar më në detaje në një datë të mëvonshme dhe pas kësaj, dalje të ulët (7), dhe një tjetër bllok i shkëputur (4b) – vendi i kanalit të vogël .Strehimi në shkëmb përballur në lindje, me një pamje spektakolare të fushës Dukat dhe lumit Gjimares më poshtë, si dhe Pasha Limani, Gjirin e Vlorës dhe gadishulli i Karaburunit. Cardini e kishte referuar si Shpella Kanalit dhe gjatë vizitës së tij atje në 7 qershor 1939, ai ka gërmuar dy llogore të vogla që zbuloi prova të veprimtarisë epokës neolitike në vendin:’Një llogore e kryer në afërsi të fytyrës shkëmb u zbulua stratigrafia e mëposhtme: 20 cm e tokës thellësi me pleh në sipërfaqen, shenjat e zjarreve të fundit dhe një fragmente të qeramikës të disa kohëve të fundit.

10 cm të verdhë, një tokë argjilore, gurë, në bazë të të cilit ishte një brisk i bukur i stralli te bardhë,

6 cm të gjatë dhe 2 cm e gjerë.

30 cm e tokës thellësi me gurë të shpeshta, shenjat e vatrat dhe qeramikë,të fërkuar disa atipike stralli thekon dhe kockat e kafshëve shtëpiake. Më poshtë është [IPU: ekstrakt Cardini fletore, 7 qershor 1939] themele të pandryshuar ‘.Cardini përsëri propozoi një fushatë të ardhme te gërmimeve që u penguar edhe nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore:”Si një tërësi, artefakte nga pjesa e poshtme e depozitimit, edhe pse të pakta për shkak të madhësisë së vogël të kanalit gjykimit, për të siguruar dëshmi të sigurt e pranisë së një industri epokës neolitike. Vendi, i cili paraqet një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe dhe explorable, premton të jetë në gjendje për të blerë një bollëk të materialit të sigurt stratifikuar dhe interesante, si një rezultat i gërmimeve sistematike. Çdo gërmim duhet të kryhet në dimër, ose në fillim të pranverës, megjithatë, për shkak të afërsisë së ngushtë së faqes së kënetës Pasha Limani, një nga vendet më të keqia në Shqipëri për malarien'[IPU: ekstrakt Cardini fletore, 7 qershor 1939].Gjatë vizitës sonë të shkurtër për te Kanali kemi bërë një ekzaminim paraprak të sipërfaqes se tokës për të kërkuar dy llogore të gërmuara nga Cardini gjykim dhe për çdo material arkeologjik. Zona ishte e mbuluar kryesisht me bar dhe mbeturina, por në vende depozitat e holla jashtë për të zbuluar themelet gëlqerore, e daljeve te pushimeve . Ne nuk kemi gjetur dëshmi të materialit eneolitike, edhe pse në shpatet poshtë tarraca e e strehim në shkëmb është shënuar epoka e Hekurit dhe qeramikë e vonë antike, si dhe një koleksion mbresëlënëse e mjeteve (Francis, 2001). Si përfundim Cardini ka konstatuar se strehimi në shkemb në Kanalit duket se kanë shumë potencial arkeologjikë.

Kjo eshte deshmi per te treguar historin e vjeter te banoreve te hershem te ketyre trojeve.

4.

Vizitojmë parkun arkeologjik.Udha është ajo, që kemi lënë,pak cakëll dhe barishte,godinat e ushtrisë ende të lemërisin dhe ca bunkerë që ishin menduar ti lyenim për ti bërë të vizitueshëm dhe për shfaqur një lloj fantazme të kohës,fytyrën e ushtrisë së shkuar.

Shënimet e tjera do vijojne…

Shkruar në vitin 2010.