Të gjitha u dogjën sot,
Kokës sime,
U dogjën
Rebelimesh,
Të gjitha u bënë hi,
Si cigare e ndezur udhëve,
Shkelur shtegëtarëve
Të pandreqshëm
U shtypën
Me majë këpucësh
Të hekurta shpirtrash,
Kllounësh,
E sharlatanësh,
Veshur maskash
Dhe romuzesh
U dogj dhe dordoleci
I karnavaleve
Atje tej,
Mes turmës
Që po filmon veset e saja,
Mes batutash
E bejtesh
Nën maska
Maskat po bien,
Si perdet pas shfaqjeve
Teatrove me ndrikulla,
Atje ku qeshet me të madhe,
Se bota u ba zhele,
E po digjet fare
U dogjën
Dhe dosjet e zyrave,
Skaduar afatesh
Nga vjet,
Dhe vështrimet e mija
Tjetërsuar kohësh potere
Ku ngërthyer pas vetes
Rrekem stoike të jem,
Të mos djeg
Fjalët ēndrrash