Nga içi vijmë, tek içi do të shkojmë,
Ç’po ndodh kështu as vetë s’e kuptojmë,
Disa janë me shkollë, të tjerë pa diplomë,
Të gjithë janë oratorë, të gjithë janë” filozofë”.
Të gjithë flasin, me inat diskutojnë,
Kudo që ndodhen, kudo që shkojnë,
Asnjë s’flet për vete, tjetrin përgojon,
Ku po shkojmë kështu,asnjë s’po e kupton!
Flasin shumë, nuk dinë të pushojnë,
Tjetrit s’i hapin rrugë,mendimin e tij t’a thotë,
Mediokriteti dhe pa aftësia,frymën na i ka zënë,
Përpara s’ecim dot, pengesë na janë bërë.
Të gjithë janë të “mençur”dhe të zgjuar shumë,
Të gjithë shesin mënd dhe s’pushojnë kurrë,
Të gjithë kanë të drejtë,gabimin asnjë s’pranon,
E keqja ka gjetur shtrat, ajo padrejtësisht fiton.
