Të jemi të mirë-Fatbardha Budini


Le të jemi mirë dhe kurrë mos u pendohemi.

Sa herë bëjmë të mira,nga Zoti vlerësohemi.

Askush që ka lindur nuk e ka mposhtur jetën.

Le të falim mirësi,mos e zvogëlojmë zemrën.

Le të bëhemi të njerëzishëm,aty ku ka varfëri.

Fal njeriun e dobët që nuk njeh pasuri.

Gëzoje shpirtin,kur trupi fillon të plaket.

Vishu me parime,largohu nga mëkatet.

Kur të ndihemi keq përballë vështirësive.

Kur shpirti na është pllakosur prej trishtimeve.

Nuk duhet të mallkojmë veten,ta bëjmë me faj.

Nëna që na lindi nuk do të na e bëjë hallall.

Jeta s’eshte e thjeshtë po nuk e vlerësove.

Aty ku se pret,gjithçka do të zerohet.

Nëse jemi të drejtë,emri do të na lartësohet.

E mira vonon por më në fund do të na afrohet.

Çdo gjë në jetë për ne është e shkruar.

Veprat e mira një zemër e kanë gëzuar.

Le të bëjmë që sytë tanë të qeshin me shpirt.

Të jemi gojë ëmbël dhe të mbetemi fisnik.

Kurrë nuk duhet të pendohemi se kemi bërë mirë.

Askush prej kësaj nuk ka mbetur jetim.

Kush e mbushi jetën me gjëra njerëzore.

Nuk vdes për së gjalli,shpirti për jetë do ti ndriçohet.