Të jesh grua-Fatbardha Amzaj


Fatbardha Amzaj

Sa herë them fjalën grua,

Lind një lule në oaz,

Lind dielli buzagaz,

Hëna çel sytë e saj.

Sa herë them fjalën grua,

Detit të koraltë Jonian,

Vallëzojnë ëmbël valët,

Këndon detit një pulëbardhë.

Sa herë them fjalën grua,

Kujtoj nënat shqiptare,

Familjaret, erëmirat,

Zonjëzat tona krenare.

Sa herë them fjalën grua,

Kujtoj motrën Liridonë,

Atë çikën e malësisë,

Prej Shqipérie e prej Kosove.

Sa herë them fjalën grua,

ndal dhunën ndaj brishtésisé,

I jap forcê, e mbështes fortë,

Vazhdimësinë e shoqërisë.

Sikur grushtin tim ta kisha,

të hekurt me plot fuqi,

Do ta shembja maskilizmin

Egon dhe tekat e tij.

Sikur grushtin tim ta kisha,

Të hekurt dhe plot fuqi,

Do të shembja at’ dreq delir’

Do ta hidhja në greminë.

Gruan do ta ngrija peshé,

Mbéshtjell me shumë dashuri,

Me respekt do ta mbuloja,

Grua je veç perëndi..

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 54

Të gjitha reagimet:

5Ti, Brixhilda Dede dhe 3 të tjerë