Të jesh njeri-Blerta Basha


Të jesh njeri nuk do të thotë të marrësh frymë e të jetosh,por të zgjohesh në mëngjes me rrezet e para të diellit,shpirtin t’a ngrohësh e ta përqafosh.

Jepi jetës jetë…

Kape qiellin me yjet me sytë e ballit tërhiqe poshtë ngadal-ngadal, të ndriçosh të gjitha rrugët me yllin më të bukur polar..

jesh njeri do të thotë t’i buzëqeshësh jetës jo veç në gëzime ,por në dhimbje, e hidhërime,se jeta është e bukur si do që të jetë, është veç njëher e s’ka më të dytë.

Jeto pa paragjykime e urrejtje,ji njeri ji vetvetja.

Kjo është jeta të ecësh nëpër rrugicat e shtruara me petale,e jo në rrugica gurë që vrasin e në male.

Por në fushat e blerta plot nektar lulesh,

që jetën t’a bësh si natyra plot ngjyra e cicërima zogjësh.Dhe kur bilbili këngës t’ja thotë nëpër male këndo edhe ti bashkë me bilbilin ,dhe me sorkadhet hidh ndonjë valle.

Dhe kur shpirtin t’a kesh mbush plot aromë jetë,

Thuaji jetës jam njeri e jam vetvetja!