Të jesh poet…Myzafer Ejupi


Myzafer Ejupi

Të jesh poet kontravers dhe “i çuditshëm” sot nuk është në modë e as “trendy” sepse bota nuk po lexon, nga mungesa e kohës ndoshta ose dëshirës, së fundmi kam publikuar poezitë e mia që i kam shkruar vite më parë, dhe njërzve ju pëlqejnë krijimtaria ime letrare, por ka edhe një pjesë tjetër që nuk mund ti kuptojnë apo ndjejnë siq duhet, dëshira ime është që vargjet e mia të mendohen dhe më shumë të kuptohen sesa thjesht të pëlqehen, trajtoj një natyrë më të mistershme apo fshehur me shkrimet e mia sepse dua që lexuesit të thellohen në mendime dhe çdo varg ta mendojnë mirë para se pëlqejnë, sigurisht çdo kush mund ta gjejë veten në poezitë e mia, patjetër që kam një muzë që më udhëheq në intuitën time dhe dëshirën për të shkruar, patjetër që dikush më inspiron të shkruaj, çdo poezi vjen nga një ngjarje reale, ndodhi e jetës apo edhe person shumë i veqantë për mua, duke qenë që disa njerëz lënë gjurmë të rëndësishme në jetët tona dhe thjesht ma shtojnë edhe më shumë pasionin e krijimit të poezive, mos e ndalni pasionin tuaj dhe mos ndryshoni së qenit vetëm pozitiv dhe krijues diqka të mire në botën e zënë!