Të jeshë nënë-Nga Hysen Kica


Të jeshë nënë

Nëse ka një force të madhe

që duhet ti përulemi të gjithë.

Kjo është

Dashuria e nënës.

– Më fal pak mor bir!

Çimi e mbylli telefonin me të cilin po luante.

– Urdhëroni zonjë.

– Dua të dal në anën tjetër të rrugës por kam frikë se më shtypin makinat.

– Pa problem, – i tha Çimi. – Ma jep dorën mua dhe presim pak sa të lirohet rruga.

Çimi po e mbante për dore të moshuarën për ta kaluar në anën tjetër të rrugës ndërsa ajo vazhdonte të pëshpëriteNdoshta edhe sikur po fliste me vehte.
– Më falni zonjë. Mos keni ndoënjë problem?
– Probleme pleqërie, – tha plaka duke ecur ngadalë, – por ka edhe njerëz të mirë në këtë botë. Thuaj shyqyr që ka edhe të tillë se do na kishte marrë lumi.
– Po nuk ka lum këtu prandaj mos kij frikë, – i tha Çimi me shaka kur po ecte pranë saj.

Iu duk se ajo e kishte një shqetësim dhe mendoi se ndoshta e ndihmonte apo e qetësonte. Edhe ai kot ishte dhe mund ta shoqëronte pak.
– Ke të drejtë të bësh shaka me mua se nuk e ke provuar mbi kurrizin tënd por… Uroj të mos e provosh kurrë.
– Më fal nënë! – i tha Çimi. – Ndoshta të shqetësova?
– Jo, s`ka gjë.
– A ke fëmijë?
– Kam tri vajza.
– Ti keshë me jetë!
– Të falemnderit!

– Besoj se i ke të rritura dhe të sistemuara me punë e me familje

– Po, po, – tha ajo. – Njërën e kam në Amerikë dhe dy të tjetrat në Itali. Te trija te martuara dhe me femije.
Ajo kishte nevojë të fliste dhe të çlirohej nga pesha e jetës ndërsa Çimi mendonte se ndihej e vetmuar dhe e mërzitur për vajzat e saj që i kish shumë larg.

– A e ke burrin? – e pyeti vetëm për të thënë diçka.
– Burrin ma kanë pushkatuar që në vitin tetëdhjet e tre se gjoja kishte lidhje me veprimtarinë armiqsore të ushtrisë. Akoma nuk e kisha kuptuar vlerën e jetës kur mbeta me tri vajzat e vogla dhe u kushtova atyre gjithë jetën time.

– A don ta pishë një kafe?

– Të falemnderit shumë mor bir por nuk është nevoja. Mos u shpenzo.

– Po jo moj zonjë mos thuaj ashtu. Mbi të gjitha jemi njerëz dhe e kemi për detyrë ta ndihmojmë njeritjetrin. Edhe unë kan nënë dhe e dij sa më don apo sa mërzitet kur unë jam larg. Ja ku e kemi kafen afër. Eja.

– Rrofsh mor bir! – tha e moshuara pasi u ul në karrigen e lokalit.
– Besoj se edhe edhe vajzat të duan shumë dhe e vlerësojnë sakrificën e madhe që ke bërë për ta, – i tha Çimi.
– Ashtu thua ti, – tha plaka.
– Jo se themë unë por kështu është e vërteta. Të gjithë i duam nënat shumë se na kan lindur e na kan rritur.
– Dëgjo nënën ti, – vazhdoi e moshuara. – Vajza e madhe u martua më shpejt dhe iku në Amerikë. Jo vetëm se kisha vajzat e vogla por, nuk më dhanë vizë dhe nuk shkova dot në Amerikë.
– Vajzat e vogëla i paske martuar afër. Patjetër ke shkuar ti shohësh se në Itali shkon pa vizë.
– Po, po. Vajzën më të vogël e doja si sytë e ballit dhe e rrita duke e mbajtur në pëllëmbë të dorës. Megjithse isha vetëm dhe me të ardhura të vogla asaj nuk i ka munguar asgjë.

– Shko nganjëherë dhe rri te vajzat se edhe ato e merr malli për ty. Patjetër ato do ti paguajnë edhe biletat e avionit apo tragetit

– Kam shkuar. Meqenëse nuk kisha njeri tjetër, përveç vajzave, shkova edhe unë në Itali te vajzat më vogla. Kam shkuar me kohë në Itali dhe kam jetuar me vajzën e vogël. Atëhere isha e re dhe punoja çdo ditë. Edhe kur kthehesha nga puna gatuja dhe pastroja shtëpinë se më dhimbsej vajza. Vajza e vogël më dhimbsej aq shumë sa më dukej se lodhej edhe kur dilte të shetiste. Pasi kalova atje mbi tetë vite më thanë se nuk mund të më nbajnë më

– Ti paske punuar vetë.

– Ashtu u thashë edhe unë. “ Nuk më keni mbajtur ju. Unë kam punuar vetë dhe më tepër u kam ndihmuar sesa më keni ndihmuar “, por nuk me mbajten më.
– Vajza jote të tha ashtu!
– Vajza! dhëndërri! Ç` vlerë ka! Më detyruan të largohem e të kthehem në Shqipëri. Ma thyen zemrën. Në vitin e parë vuajta tmerrësisht më shumë për arësyen pse më braktisën sesa për lodhjen por fillova të mësohem e të pajtohem me vetminë. Shyqyr që ka edhe njerëz të mirë në këtë botë. Dikush vuri dorën në zemër dhe më ndihmoi të merrja një hyrje të vogël.
– Ta falën apo ta dhanë me kredi?

– Ma dhanë si dëmshpërblim për vrasjen e burrit tim. Vrasja e burrit më siguroi një hyrje të vogël sa për të futur kokën.

– Thuaj shyqyr që nuk paske mbetur rrugëve.
– Po, po. Gjaku dhe jeta e burrit tim nuk më lanë në rrugë.
– Ka edhe më keq, – tha Çimi kot.
– Patjetër, – vazhdoi e moshuara. – Ti nuk e din ku isha tani.
– Ke ndonjë problem!
– Isha te një noter, – tha plaka. – Ja kishin dhënë edhe numrin e telefonit tim. Më thirri dhe më tha se vajzat kërkojnë të bëja testamentin për tu lënë shtëpinë.
– Si ja bërë?
– Kurrë!- tha e moshuara. – I thashë noterit se shtëpinë do ja lë vetëm atij që do më mbaje në pleqëri. Noteri u mundua të më binde se shtëpia i takon vajzës së vogël se ajo më ka mbajtur shumë vite. Më bëri edhe presion kur e kuptoi se nuk bindesha. Ne të vjetrit jemi budallenj dhe besojmë shumë.
– Ti qenke treguar e mençur.
– Kam pare dhe degjuar shume gjera. Femijet e sotem nuk i duan me prinderit.

– Ka ardhur kohë e keqe moj nënë. Jo vetëm që nuk të duan fëmijët por edhe të nxjerrin nga shtëpia e të lënë në rrugë.

– Nuk dij si të theme nëna. Uroj të mos e kemi ate fat.

– Me thënë të vërtetën ne shqiptarët, jo vetëm që besojmë shumë por edhe nuk i njohim ligjet. Më mirë ti keshë në rregull letrat.

– Rrofsh mor bir.

– Të falemnderit moj nënë.

– Të falemnderit për kafen.

– Nuk ka problem, – tha Çimi. – Ti je nënë dhe është nder i madh të jeshë Nënë.