Të katër stinët pranverë!-Godo Mehmetaj


Të katër stinët e vitit

do ti marr ti hedh në letër

me gjithë kënaqsin e shpirtit

me frymëzuar si poetët.

Kështu është dëshira ime

të katër stinët pranvera

mbushur pemët me këngë zogjësh

edhe lule plotë me erë

Edhe vehten do ta doja

në ato të ftohta hije

këngë bilbili të dëgjoja

poshtë pemëve do të flija.

Për mbi lulet ngjyra ngjyra

të shoh si gumzxhojne blet

ashtu vjen dhe poezia

vargje vargje nbushën fletë.

Nga Godo Mehmetaj