TE KEQEN MOJ SOFRA BIO”

Të keqen, moj sofra
bio,që e shtronim ne
ushqimi,vetëm bio plot shëndet.
Kish lezet, kur vinte miku,shtruar sofrat
shesh e shesh.
Familjarët rreth
e rrotull, ngrinin
dolli,për shëndet.
Gjellë e parë për
mysafirët,do ish
janija me mish.
Djath ullinjë, turshi
dhe gjizë…ishin
lezet i gostisë.
Kur na vinin mysafir,
festë e kishim ne fëmijtë,nënoken
e shifnim fshehur
të na linte ndonjë brinjë.
Kohë fukaralleku
ishte,Por mikun
e prisnim mirë.
Se kishim zemrat
bujare,Zoti….!!
shtonte begatinë.
Nënat tona duar
arta bukur,dinin
të nderonin.Nuk
e cfaqnin varfërinë,
Veç buzëqeshje
të dhuronin.
Në çdo familje
fisnike, kishte lezet
muhabeti.Ne traditë
këngët me bejte,
nga pleqtë……që
kënaqnin shpirtin.
Se tani ato zakone,
vlera u ra pak
nga pak.Brez i ri
që jeton……..sot
haberin fare s’jua kanë.
Në trapezat lluks
për jetën,her i gjen,
her nuk i gjen.
Pleqte e shkret
gjithmon hanë vetëm.
Moshë e re
s’ta vërshëllen.
Tani sofrat kanë ndryshuar,mbushur
plot me kalbesira.
nuk gjen më…..!! ushqime……bio.
Se lulëzon para manija.