Të kisha thënë-Xhahid Bushati

TË KISHA THËNË…

Të kisha thënë:

– Loti ka një shtëpizë në formë zemre…

Më beso, e dashur…

loti udhëton e flet si zemra…,

edhe unë dua të flas, por nuk mundem dot,

sepse ka fjalë dashurie që thuhen me lot…

Shkodër, më 18.08.2025 (xhahidbushati)