Të kujdesemi më shumë për jetën-Bashkim Saliasi


TË KUJDESEMI MË SHUMË PËR JETËN

Ajo, që është për t’u theksuar që në fillim të shkrimit, se si të kujdesemi dhe të rrisim jetëgjatësinë, është të kuptuarit e rëndësisë që luajnë faktorët e mjedisit në jetën e njeriut. Që të jetosh gjatë, në thelb do të thotë, që të dish të parashikosh e të administrosh sa më mirë të ardhmen tënde dhe, kjo, në një masë të konsiderueshme, varet nga aftësitë që individi përfiton gjatë disa dhjetëvjeçarëve të përvojës së tij jetësore.

Një program ushtrimesh i moderuar, i rregullt dhe i qëndrueshëm është një ndër rrugët më të sigurta që i duhet njeriut 100 vjet. Ajri i pastër ka një ndikim pozitiv në trupin e njeriut dhe në rritjen e jetëgjatësisë së tij. Në ato vende ku ajri është i pastër nuk ka ndotje, popullsia është më e rrallë dhe jeta e banorëve që jetojnë në këto mjedise është e qetë dhe më e gjatë.

Përkundrazi në zonat urbane dhe, sidomos në qytetet e mëdha ku zhurma, tymrat e makinve, oxhaqet e fabrikave, ku ajri është më i dendur dhe sasia e oksigjenit është më e paktë edhe jetëgjatësia është më e shkurtër.

Lind pyetja?- Po cilët janë faktorët që ndotin ajrin dhe ulin jetëgjatësinë?

Ndër faktorët që janë studiuar është dal në përfundim se duhani, pluhuri, rrezatimi, thatësira ose lagështia e ajrit, avujt e gatimit, tymi i diegies së makinave, bakteriet, gazra nga lëndët djegëse, mbetjet urbane etj ulin jetëgjatësinë e njeriut.

Një ndër ndotësit më të mëdhenj për njeriun është tymi i duhanit i cili liron helmin nikotinë. Elementet më active dhe më dëmtues për organizmin e njeriut përmendim: monoksidin e karbonit, dyoksidin e azotit, , formaldehidi, etj.

Përdorimi i duhanit në mjedise të brendshme kontribuon në ndotjen e ajrit ku jeton njeriu. Jetëgjatësia e personave që pinë duhan është shumë më e shkurtër se sa e atyre që nuk pinë atë.

Shkurtimi i jetëgjatësisë së duhanxhinjve shkon përpjestimisht me kohëzgjatjen dhe sasin e pirjes së duhanit. P.sh. Për një njeri që ka përdorur duhanin për një periudhë 10-15 vjeçare jetëgjatësia shkurtohet tre herë.

Personat që përdorin duhanin kanë vdekshmëri më të madhe nga sëmundjet kronike të zemrës, të enëve të gjakut në tru, të organeve të frymëarrjes, kanceri në organet e ndryshme, etj.

Rrezikshmëria e shfaqes së kancerit nën ndikimin e duhanit varet nga disa faktorë:

-Numri i cigareve të konsumuara, kohëzgjatja e përdorimit të duhanit, mosha e fillimit të duhanit, sasia e tymit të duhanit që thithë në mushkri, lloji i duhanit që përdorin, mënyra e përdorimit të duhanit, shoqërimi me pije alkolike, etj.

Përdorimi i duhanit është i dëmshëm njësojë si për burrat dhe për gratë. Por, përdorimi nga grat me barrë paraqet një problem se, ai i dëmton rëndë fëmijën në mitër. Fëmijët e këtyre nënave kanë një peshë 200 gram më të vogël në krahasim me fëmijët e atyre që nuk pinë duhan.

Kur nëna e fëmijës pi 20 cigare në ditë vdekshmëria gjatë lindjes  rritet 20% dhe në 40% kur nëna pi më shumë se 20 cigare në ditë. Shkencërisht është vërtetuar se fëmijë e nënave që pinë duhan kanë prapambetje jo vetëm të zhvillimit fizik të tyre, por edhe të zhvillimit mendor dhe emocional. Te gratë duhani ka edhe ndikime negative në biologjizmin e përgjithshëm të saj.

Te këto gra ndërpriten më shpejtë periodat në krahasim me gratë që nuk e pinë duhanin. Të dhënat shkencore tregojnë se gratë që nuk pinë duhan dhe janë të martuara me duhanxhinjkanë probabilitet për të zhvilluar kancer të rrugëve të frumëarrjes dhe të mushkërive 30% më të madhe se gratë analoge të martuara me joduhanxhinj.

Ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë janë: Lëvizja dhe shëtitjet në ajër të pastër në lëndina, pyje apo dhe parqe. Të ecurit luan një rol jo vetëm në mirëmbajtjen e organizmit në tërësi, por dhe në reabilitimin dhe parandalimin e disa sëmundjeve.

Ecja lufton dhjamosjen, mban memorien te freskët, lufton kancerin e prostatës. Këshillohen që në javë të ecet 15 km që mund të bëhet në çdo kohë të ditës, domethënë 2 km në ditë. Organizimi i udhëtimeve zgjeron mendjen e njeriut dhe krijon shumë kënaqësi tek ata. Soditja me sy e hapësirave dhe pamjeve të ndryshme, të cilat njëra pas tjetrës të befasojnë, e simulojnë vazhdimisht trurin e njeriut. Organizimi i vizitave në park, muze, në galeri, një ekspozitë apo dhe peisazheve të çfarëdoshm, te njerëzit zhvillohen stimuj shumë pozitivë të cilët përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme gjendjen emocionale.

Udhëtimi është një lloji braktisje e realitetit të zakonshëm, për të depërtuar në një realitet të pa eksploruar, i cili ngjet më shumë se me një ëndërr të bukur. Ushtrimet fizike zgjasin jetën e hipertonikëve, parandalojnë zhvillimin e diabetit, largojnë depresionin, të mbrojnë nga infeksionet, luftojnë kancerin.

Të ecurit bënë mirë edhe për sëmundjet e mushkrive, për artritet, për osteoporozën si dhe për arteriosklerozën. Të ecurit në ujë ka përparësi se gjatë saj, jo vetëm se digjen më shumë kalori, por se edhe mundësitë e shkarkimit të dëmtimeve traumatike në këmbë janë shumë të vogëla.

Një ndër faktorët që luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë është dhe ngrënia e mëngjesit të bollshëm, i pasur me karbohidrate dhe protein të cilësisë së lartë, sepse siguron kaloritë dhe jep energjitë e nevojshme për të kryer veprimtari të ndryshme gjatë ditës. Ngrënia e një mëngjezi rrit shkallën e vëmendjes dhe pakson dukshëm stresin. Dashuria ju zgjatë jetën. Është një faktor i njohur se te njerëzit e dashuruar krijohet një ndjenjë emocionale e veçantë, në të cilat spikatin mjaftë nota pozitive dhe optimiste.

Njerëzit që dashurojnë bëjnë një jetë më të lumtur dhe janë më të kënaqur me jetën. Studimet kanë treguar se të dashuruarit, jo vetëm që janë më të lumtur dhe me gjëndje emocionale më të mirë, por kanë një system imunitar më të fortë dhe janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet të cilat prekin njeriun dhe rrezikojnë jetën.

Edhe gjumi luan një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Përveç gjumit të natës edhe gjumit i pasdites ndihmon në çlodhjen e shpejtë dhe në ripërtëritjen e forcave për punë, por ka ndikim të drejtë për drejtë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.

Produktet ushqimore dhe mënyra e të ushqyerit ndikojnë në shëndet dhe në jetëgjatësi, por rëndësi ka që njeriu të zotërojë njohuri të plota mbi vlerat e kalorive që ai duhet të marrë për t’u ushqyer gjatë jetës së tij. Rëndësi ka që të respektohet orari i ngrënies dhe të përdoren sa më shumë fruta e zarzavate. Është e kuptueshme se ajëri i pastër dhe natyra e hapur kanë ndikime pozitive në trupin e njeriut dhe në jetëgjatësinë e tij. Ajëri i pastër, gjelbërimi dhe natyra e hapur ta shtojnë jetën. Mos harrojmë se gjendja emocionale e njeriut luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e tij dhe në rritjen e jetëgjatësisë. Shmangia nga stresi do të thotë shmangie nga sëmundja.

Të gjithë stresohemi, por njeriu duhet t’i administroi streset e jetës. E qeshura të shton jetën, të jep kënaqësi dhe ndikon në gjendjen emocionale dhe biologjizmin e organizmit të njeriut e, e si rezultat, ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë.

Fytyra e qeshur është është kripa e bukurisë, – ka thënë Gëte. Kam njohur një mik që kur ishte në moment të vështira këndonte dhe qeshte. Në këtë mënyrë ai largonte stresin dhe mërzitjen.

Së fundi në këtë shkrim do theksoja se higjena e ruajtjes dhe e gatimit të ushqimeve përbënë strumbullarin e rritjes së jetëgjatësisë. Nuk do ishte me vend që të harrojmë rolin që luan pirja e ujit gjashtë deri në tetë gota në ditë i cili është i nevojshëm për zhvillimin normal të metabolizmit në inde. Përdorimi i kafesë më shumë se dy filxhan shkakton shqetësime në sistemin nervor, rrit nivelin e kolisterolit në gjak dhe shton rrezikun e çrregullimit të punës së zemrës.