Të kujtoj me mall- Afërdita Hadaj


AFËRDITA HADAJ

Mes bukurive të lavandës

Kam dalë, dhe po shetisë

Sa shum copra kujtimesh

Kjo mëndje hardisur.

Të kujtoj me mallë

O dashuria ime

Megjithëse mu trete

Rrugëve në mërgime.

Sa, kujtime zgjuar

Këtë mëngjes të bukur

Kur bridhja mes tyre

Ti më ndiqje si një flutur.

Si flutur mbi lule shetisja

Nektar dashurie mlidhja

E shkarkoja ëmbël- ëmbël

Mbi buzët e tua ngjisja.

Të dy dehur nga nektari

Lavandat kundërmonin

Përqafuar thurnim ëndrra

Mbi to vapës pushonim.

Sa herë ty të kujtoj

Këtu vij mallin e shuaj

Ah moj dashuri e ëmbël

Mu trete në dhe të huaj.

Mbi varrin tënd kur vijë

Dhe qajë me dënesë

Një tufë me lavanda

Të sjell në mëngjesë.

Edhe nëse shpirti

Del dhe ju mer erë

Aty do më gjeshë

Mes tyre jam përherë.

Të desha me shpirtë

Ty dashuria ime

Por perla u tretë

Ngeli veç kujtime.