Ç’patën lule njomëzake,
Si s’të lanë të lulëzoje?…
Ju thafshin, kush të dërgoi,
Të bardhë e të zezë bashkë,
Ç’filozofi i trazoi?!…
Lotët e tu breshërimë,
Monstra, kurrë jo,si kuptoi!…
Si “Kasandra” e dalloj,
Tëndin, fund e rrokullisje,
Dhe pse,dua dot s’pengoj,
Qorrollisjen ,që në nisje!…
Sytë t’i shoh oooh,flakadan,
Bebzat zjarr e prushëzuar,
Oooh, ç’më dogje me shkëndija,
Ç’të ndihmon ,pë t’i zjarruar?!…
Kraharori ,posht e lartë,
Thua lëviz mali vetë,
Gulçima ,në grykë nxjerr frazën,
E duaaa me kokë për jetë!…
Të kuptoj moj “Esmeralda”,
Ah,ky shpirt më bëhet copë!…
Furrnalta e zemrës tënde,
As zjarrdielli ,se mund dot!…
Glluk, glluk, glluk…si llavë vullkani,
Përmbi vete ,seç shkelmove,
Dhurove pafundësishtë,
Veç një xixëllimë kërkove!…
Po në botën tonë ,mashtruese,
Cep më cep , me fëlliqësirë,
Xixëllimat fallsitete,
Shtrydh e shtujnë si kalbësirë.
Të adhuroj o, shpirtdlirë,
Lulebukur o,çelnajë,
S’do të dish, në ta kthejnë,
Ç’ka ,se vetë ke dhënë me majë!…
Ç’më bëre o, shpirt i lirë,
Thellë, thellë të mendoj,
Ç’është kjo levë titanike ,
Sa dhe vdekja s’të friksoj?!…
Eeh , ç’të pyes?…ta shoh shkruar,
Në buzë ,sy ,faqet e tua,
Nga hyjnorja ,dashuriii,
Thërret, fortë dhimbshëm – e duaaaa!…
Natasha Limaj ( Fejzaj