Te Labëria,te rrënjët,kërkova e gjeta këngët-Nga Enver Cakaj


Enver Cakaj



A e dini që e gjithë Vlora këndon me një zë? I pari e ka mbjellë këngën poeti Ali Asllani, djali i fshatit Vajzë,pastaj ja rrëmbeu lapsin i paarritshmi Lefter Çipa,të cilin e ndoqi këmba-këmbës i mirënjohuri Feti Brahimi.Keqardhje që dy të parët nuk munda t’i takoja. Vlora ka shumë rapsodë e këngëtarë,po mua sepse m’u puq i ndjeri Feti Brahimi,me të cilin kemi këmbyer librat dhe bukën.I kisha vajtur familjarisht në shtëpi,po atij nuk iu krijua mundësia të vinte një herë në strehëzën time.Por jam i bindur,që atje,nën dheun e zi,ai kërkon ta shtyjë dheun e të dalëe të më përmendë vargjet e tij për Skraparin:
O Skrapar,o vend i sertë,
Të rruaçin çupat dhe djemtë.
Të rruat nderi dhe lavdia,
Të rruat gjithë historia!
.I ndjeri Feti na iku,po këngët na i la në të gjithë vendin.Po mua më la me një borxh të rëndë. Ai u nda nga jeta në një periudhë,kur koviti na kishte mbyllur çdo rrugë dhe unë nuk munda t’i ndodhesha pranë kësaj familje fisnike.Kam pritur me ankth rastin për të shkuar në Vlorë.Adetet ja kisha bërë familjes dhe Vlorës me disa shkrime për humbjen e tij,por unë duhet të vija atje.Po a e dini kush me nxiti që në këto ditë të nxehta të nisesha për në Vlorë? Miku im dhe i Feti Brahimit,Hiqmet Imamaj, më shkruajti në FB:”O Pasha,Fetiu na iku,po jemi ne këtu,të presim me atë dashuri.Kur të zbresësh në Vlorë mos lëviz nga vendi,po telefonomë dhe vij të marr unë!”Dhe unë vendosa të bëja një herë tutje,se na myku kovidi,e u ndodha në Vlorë në datën 6-të qershor.Miku e mbajti fjalën,po më pyeti si e kisha planin. Dhe unë doja të laja borxhin,që i kisha familjes Brahimi.Dhe vizitën e parë e bëra në shtëpinë e Lumturi Brahimit,një zonjë grua,të cilën e ngushëllova.Të them të drejtën,sa hyra në dhome nuk i mbajta dot lotët.Na kishte ikur një mik i mirë.Pas asaj vizite u ndodha i çliruar.
Kur ishim duke pirë kafe me Hiqmetin,në xhep m’u drodh telefoni.”Jam Dilo Xhaferllari, dua të takoj,por me një kusht.Drekën do ta hamë bashkë!” Ai ka qenë ushtarak,po unë e dëgjoja për herë të parë zërin e tij.Është nga Kalaja e Skraparit. Ditë më parë më kishte dërguar mesazh Nebi Çela e më falënderonte që kisha shkruar për të vëllanë e tij nga Gjerbësi i Skraparit.Me Dilon u takuam tek ish-shkolla e marinës,ku do të prisnim edhe Nebinë.Atje i telefonova mikeshës së nderuar,Mësueses Edlira Kapllanaj,që ishim njohur në FB.Ajo më la takim pas orës 13-30,se ishte në mësim.Tani do të merresha me miqtë e panjohur.I bëra një telefonatë këngëtares e mikeshës tim,Tefta Kondo,që ishim takuar, por ajo ishte duke fjetur,se natën kishte kënduar dhe e lamë me aq.Diloja e kishte mendjen tek dreka.Më tha të shkonim tek lokali “Sulejmanasi” ,ku m’u shtua dhe një i panjohur,një pronar nga Staravecka e Skraparit.Lokali shumë i bukur buzë detit.Atje gjetëm të shoqen e Dilos,që nuk ishte nga Skrapari,po ishte skraparizuar.Dilos nuk po i rrihej: ”Atëherë të porosisim për drekë.” Në çast kamerieri na solli dy koka të pjekura,si dhuratë nga pronari skraparas.Unë kërkova ta takonim,por ai sa kishte ikur për në lokalin tjetër,që kishte pak kilometra më tutje.Diloja e kishte mendjen te porosia,po unë i thashë,se na mjaftonin këto koka. ”Jo,tha Dilua,unë u kam dhënë fjalën për drekë.”Dhe në tryezë erdhën katër pjata të mbushura me mish të pjekur qengji! Në të vërtetë të katër nuk ishim të atij kallëpi dhe mishi nuk lëvizi nga pjatat.Diloja,që shpejtoi e pagoi semos paguanim ne,porositi katër qeska,që ta merrninmishin me vete.Pasi mbaruam unë qëndrova se prisja mësuesen e panjohur.Diloja,para se të largohej më tha: “Po të mos kesh vend për të fjetur, eja tek unë,se numrin e telefonit e ke.” Donte ta bënte nderin deri në fund. Sa të vinte mësuesja unë hapa bllokun e shënimeve,ku kisha futur një poezi të Hiqmetit,me të cilën kishin fituar një çmim special në festivalin e organizuar në Pilur.
Me këngë në buzë kemi ardh,
T’i këndojmë bejkës së bardhë.
Me valë Vjose,valë Shushice,
Borë e bardhë Këndërvice.
Ku jeton këngë e traditës,
Në djepin e Lefter Çipës.
Fllad nga mali e dallgë deti,
Isua labe ilaç mbeti!
Ndërkohë e panjohura Edlira Kapllanaj arriti.Nga mënyra si u paraqit,m’u duk se isha njohur prej vitesh.Ato çaste m’u kujtua thënia kapital e Viktor Hygoit: “Dy janë nëpunësit kryesor të shtetit: Nëna dhe mesuesi” Edlira ishte dy herë kryesore,se ishte nënë dhe mësuese.Por ajo nuk ishte e tillë pse kishte thënë Maksim Gorki.Të dyja detyrat i bën në mënyrë të përsosur.Po jo vetëm kaq,ajo është e zgjedhur anëtare e Këshillit bashkiak të Vlorës dhe është tri herë kryesore.Ajo nuk i pranon detyrat për interesa,po për të qenë gjithmonë pranë halleve të popullit.Edhe pse i ka ndodhur një fatkeqësi, sepse radhazi i kanë vdekur babai e burri,ajo di t’i dallojë dhe respektojë të vdekurit dhe të gjallët.Ka një kurajo të çuditshme për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën.Ja,për këto cilësi e kanë zgjedhur në Këshillin bashkiak.Ajo është më e drejtë se vetë drejtësia.Kjo na ka bërë miq.Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë,po unë e gjeta dhe mburrem që kam një njeri të vërtetë.Ajo më rezerboi një kohë të konsiderueshme për të më nderuar si mik i Skraparit.Për ta ruajtur këtë miqësi e ftova të vinte në Skrapar kur të lirohej nga puna.Mire se të na vini,e nderuar Edlira! Ajo më shpuri deri tek busti i Ismail Qemalit dhe u ndamë,po mua m’u duk se ajo ndarje na bashkoi me të vërtetë! Unë kërkova rrënjët e këtyre miqve dhe gjeta këngët e bukura të tyre!