Te lëndina në ahishte-Vilson Mersinllari


———————-

Sa bukur e kërceje vallen

tek lëndina në ahishte

sa lehtë mi hidhje capet

kur luaje vallen pogonishte.

Sa bukur ma luaje vallen

kur luaje me shoqet e tua

veshtrimet mi hidhje fshehur

kur ktheje kokën,më shikoje mua.

Hera,herës më buzëqeshje

dhe sytë shpejt,ti mi ngule

lëshove shoqet atje në valle

dhe drejt meje,menjëherë u sule.

U ule në lëndinë pranë meje

në fytyrë ishe e përflakur

dhe ashtu të pavetdijshëm

dora,dorës,bashkë ishim kapur.

Dhe unë i kuqur,shumë në fytyrë

i bërë,i tëri,zjarr i kuq flakë

jo sikur kisha rënë në dashuri

por sikur isha zënë si miu ne cark.!!!

VILSON MERSINLLARI.