Te lumi-Murtez Asllani


Murtez Asllani

Kur shkova te lumi

mbeturina plot,

m’u duk sikur lumi

“qante” me lot.

Lumi ynë gurgullon

dhe me mua bisedon:

– Mos më hudhni mbeturina

se kështu më zihet fryma.

M’u drejtua lumi

– Pse kështu veproni?

Ujët e pastër si loti

vetë po e helmoni.

Fëmijët dikur

laheshin në verë

tash nga ky lumë

kundërmon veç erë.

Bimët dhe bari

krejt janë dëmtuar,

sepse mbeturinat

ato i kanë mbuluar.

Kështu lumi

po helmohet

dhe natyra

po shëmtohet.