Dallandyshe Lusha Bushi
“TË LUTEM MOS MË HARRO!”
Letra e padërguar për babain tim
U bënë kohë që s’kemi folur, baba. Po ja që sot dua të dërgoj një letër. Nuk e di se si do ta lexosh atje mes qiejve të largët. Të falenderoj që më mësove vargjet e para. Ky shkrim i copëzës së gazetës i përket një të kaluare mjaft të largët. Ishte koha kur unë isha një fëmijë fare e vogel. Sapo isha ulur në bankat e shkollës. Përdore më mbante babai im që sot nga jeta është ndarë…. Ai prehet në paqë në shtëpinë e tij të përjetshme…
Ishe ti që më shoqërove përgjatë gjithë rrugëtimit të jetës sime… Lufta, sakrificat e tua, besimi që kishe ti tek mua më bëjnë krenare sot. Ti më mësove mua vargjet e para. Ishe ti që më përgatite si të jem e fortë dhe të përballoj gjithçka, si të arrij të realizoj të gjitha ëndrrat e mia …. Uroj, o babi im, që sot nga qetësia ku prehesh, të më shohësh, të dëgjosh vargjet e mia, dhe pse në to ka mjaft dhimbje, shum lot, për mamin tonë, për shoqen tënde të jetës, për atë që të qëndroi gjithmonë në krahë …. te ndihesh krenar duke thënë: “Ti ia arrite!!! Ti ia arrite, vajza ime e vogël!”
Po, arrite të realizosh ëndrrën dhe dëshirën time (se në një farë mënyre kjo ishte dhe ëndrra jote). Te falenderoj për gjithçka më mësove, Pusho në paqë, babi im!
