Të lutem rri me mua sonte-Ilmi Cani


Të lutem rri me mua sonte,

rri me mua!

Se zemrën lash n’atë përqafim.

Më mba të lutem vetëm sonte,

në krahët e tua!

Vetëm sonte më ngri fluturim.

Oooh! Të lutem,

rri vetëm sonte mes krahëve të mij!

Të më bësh të ndihem fajkua

të më bësh të ndihem njeri.

E ku ka a s’më thua?!

Më njeri se ai që bie në dashuri..

Eja të ta ndiej pushtetin e të ma ndiesh,

në të çmendurin të bukrin përqafim.

Mos më le sonte se ndofta s’do më gjesh,

të më rikthesh ç ka mbetur shpirtit tim.