Të lutem,ndale hapin Llazar..!
Prit pak,sa koha t’feskohet
Mos ec vapës,se është llahtar.
Dielli djeg e nuk pendohet.
Hiqe kapoten t’lutem Lasgush..!
Këtej është vapë e s’të shkon.
Nxirre kutinë dhe llullën mbush.
Aty nën hije,ku bari jeshilon..!
Eja bëjmë një xhiro nga Driloni.
Të kqyrim përtej ç’ka shiti Zogu.
T’na hedhi Nositi nga ballkoni.
Një jiasemin,ose deg’ borzilogu.
Po më dëgjove hiqe shallin.
Nëma dorën e flake shkopin.
Lëre Nositin,po eja marrim zallin.
Se këtej Kadmusi e vrau dragoin.
Te lutem kapelen mos e hiq.
Kam frikë se s’të njeh liqeri.
Po themë,ndër shokë e miq…
Se Lasgushin tonë se tret dheri”!
Eja se ky dreq llahtari, na zhuriti.
Këtej bregut,çapitur pash Mitrushin.
Mos rri mërzitur,pse vdiq Nositi.
Po eja shikojmë,kush e do Lasgushin.
Lëri takëmet,e Kadmusit Llazar.
Eja t’ecim pranë valës,buzë gjolit,,!
Kur në ranishte,muza shifte llaftar.
T’i i këndove pulëbardhës,e jo gogolit..!
[Copyright Ardian Muça]
Pogradec 23/07/2023..!
