Të mbyt indiferenca…Suzana Rama


Unë nuk jetova në vilë lluksoze,

as para të shumta kurrë nuk pata,

s’jetova si koketë me teka dhe naze,

jeta ime kish ditë dhe netë të gjata.

U rrita si gjithë vajzat e vëndit tim,

u futa në punë ende pa u rritur mirë,

edhe pse ëndërroja vetëm shkollim,

të bëhem dikushi, për vehte pa cmirë.

Por ishin kohë të vështira në familje,

pa të ardhura s’jetoje, s’shkolloheshe dot,

s’bëhej fjalë të ndihje vellezërit e vegjël,

sido e sado të mundoheshe ishte e kotë.

Si fëmija më i madh më dilte detyra,

alternativa ishte shkolla apo familja,

të punoj zgjodha me shpresa të thyera,

të heq dorë nga ëndrat dhe dëshirat.

U përshtata, si unë kishte dhe të tjerë,

vajza dhe djem të parritur mirë akoma.

por na ofruan një alternativë tjetër,

krahas punës te vazhdohej shkolla.

Unë nuk u rrita jo në vila lluksoze,

e ndoshta as u bëra kuadër i lartë,

mardhënia në punë më bëri serioze,

mes shokësh e shoqesh e barabartë.

S’jam pishman për zgjedhjen time,

të gjithë s’bëhen doktorë, inxhinierë,

më kaloi sakrificë e gjithë jeta ime,

dhe tani pleqëria me halle e mundime.

Sa të pavlerë na shikojnë instancat,

sa pak na paguajnë të shtetit ligje,

këtij vëndi s’i interesojnë më shifrat,

me sa marrim s’të mbajnë as në azile.

O njerëz, që këtij vëndi si unë i dhatë,

gjithçka që patët, ëndrat deri dhe rininë,

si atëhere dhe tani veç me bukën thatë,

rrethuar me vetminë edhe me pleqërinë.

Kjo indiferencë të gjithëve na mbyt…