Të mbyt maska…Suzana Rama


Pranverë e brishtë,

dhe e trishtë,

me blerim lulzuar,

qiell nga re mbuluar,

me zogj të lagur,

nën degë mardhur,

pa mundur të ngrenë,

të qetë folenë.

Pranverë e shumpritur,

gëzimin grabitur,

farën e pret toka,

por nuk e lë lloha,

s’bëjmë dot detyrat,

s’na qeshin fytyrat,

s’dalim dot përjashta,

sepse të mbyt maska.

Pranverë e brishtë,

në zëmra e trishtë,

Corona na lodhi,

farë të zezë hodhi,

kohë gënjeshtare,

s’ka jetë sociale,

po na ikin njerzit,

pa nderim ndër varre.