
Të më ndjejë Dielli
Mbaj shënime në ditarin e jetës
Aty i trasoj të thënat e zëmres
Ëndrra të fryera deri në galaksi
Lutjet e tyre një ditë të bëhen melodi.
Në muret e zemrës
Copëza mesazhe mbaj gravuar
I hap krahët drejt qiejve
me muzat diku për tu takuar.
Lodroj hapësirës
T’i bie në përqafim jetës me ngjyra
Të më ndjej Dielli
Se ndriçimin e tij e dua.