Të mos japim gjithçka për asgjë-Nexhat Bexheti


  Të mos japim gjithçka për asgjë 

Para syve të njerëzimit bashkëkohorë ndodhi Krimea, e haruar qoftë thanë, ku do krise se dijmë kemi për ta parë e ndi shpejtë, largë nesh qoftë.
Këso ndodhi njerëzimit i ndodhin në 20 apo në 40 vjetë. Për t’i vu në lëvizje mekanizmat në rikthimin e gjendjes së mëparshme duhet të kalojnë po aqë vite.
Unë personalisht konstatoj se ky ishte rezultat i mos suksesit në funksionalitetin e UE-së. Nga kjo situatë ne UE-në Kryetari i Rusisë zotëri Putini ushqej aspiratat e vjetra hegjemoniste nga nostalgjia për shtetet e Europës lindore për t’i futur përseri nën administrim. Balonin provues e realizoi me rikthimin e Krimesë në administratën Ruse, pa kundërshtim të vërtetë të UE-së përveç deklaratave.
Dhe me mënyrë parësore, duke e shtrydhur me sanksione ekonomike. Mirëpo sanksionet ekonomike kanë rezultate afatgjatë,deri sa të japin sanksionet efektë mundet të shkoje edhe Polonia me Çekinë apo Sllovakia etj. Veprimin e Presidentit Putin e supozojnë si afekt, deri sa t’i dalë rakija z. Putinit, e mer gjysmën e Europës Lindore. Vendimarjet për veprim janë të ngadalshme deri sa të verifikoen nga Parlamentet e shteteve, dhe parlamentit Europian shumë kohë kalon.
Unioni Europian disa vite me radhë nuk mundi ta gjejë përkufizimin e bashkimit dhe bashkëveprimit, nocione të cilët ndonjëherë centrifugojnë , ndonjëherë centripetojnë, duke e mjegullue konceptin e bashkimit funksionalë. Shtetet anëtare të UE-së brenda kufijve veprojnë me kushtetuta nacionale të cilat kanë divergjenca diametrale njëra me tjetrën, nuk i kanë harmonizua në nivel linear, të vlejnë për gjithë teritorin administrativë të UE-së, dhe në mungesë të nji sistemi mbrojtës ( ushtri e përbashkët).Po ashtu nji legjislaturë unike për të gjithë Bashkimin Europian.
Bashkimi Europianë gabimisht e lancoi Euron si valute të përbashkët, pa konsolidimin e Ekonomisë së përbashkët brenda antarëve të saj, dhe ky veprim manifeston gjenerator të krizës ekonomike, së shpejti edhe te Kurizi i Europës.
Unioni Europian nuk mundi ta kopjoje sistemin e funksionalitetit të SHBA-së.
Me sa duket te shtetet anëtare dhe ato të cilët presën të bëhen anëtarë të rinjë, përveç shteteve të vogla dhe të pa zhvilluarat. vërehet dozë skepticizmi në mbijetimin e UE-së. Mos zbatimi i rekomandimeve brenda anëtarëve të UE-së mundet të sqarohet me argumente,
këtë konstatim mundem ta elaboroj me mosnjohjen e R. Kosovës nga pesë shtetet anëtare të UE-së, dmth në brendinë e UE-së nuk zbatohen rekomandimet dhe ata minimizohen nga shtetet anëtare, si dhe gjenerojnë krizë në mardhënjet brenda shteteve anëtare të Unionit Europian, nga mos ekzistimi i hierarkisë.
Kështu pra në këto rrethana z.Putini do të tentoje të aneksoje shtete tjera të Europës lindore.
Po ashtu dua t’i lusë klasat politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të mos vrapojnë me vrapë të nxituarë , që me çdo kushtë të integrohen në Europë, ne jemi dëshmitarë se në emër të bashkimit me Europën , jemi duke dhënë teritore ,brigje deti,kodra, kulturë kombëtare ,unifikimin e gjuhës , historinë kombëtare, gjithë andej,pse nuk hedhim një vështrim nga historia,edhe ate që nga parahistoria e deri te historia beshkohore ? ne humbim teritore vazhdimisht pse nga ne kërkohen haraçe! e gjersa na nuk i kërkojmë tokat e uzurpuara nëse bëhet fjalë për drejtësi Europiane, Europa duhet së pari ti përmirësoje gabimet e veta e pastaj ne të integrohemi.
Shqiptarët shum i kanë dhënë Europës. Shteti ëmë ka gabime, në mos hartimin e nji kauze kombëtare të përbashkët . Kështu pra kemi shkelur me këmbët tona nëpër hijen tonë. Vetëm e vetëm për hirë të integrimit në UE. Mirëpo po qe se shpërbëhet UE si dotë ngelim ne, me gjithë këto humbje, pikë e pesë. Politikanët Shqiptarë duhet të hartojnë një plan B. Po qe se nuk bashkohemi me UE-në , plani B i cili dotë aplikohet me integrimin dhe bashkimin në mes veti, të realizohet ëndra e Rilindasëve, dhe e gjithë shqiptarëve ngado që janë . Prandaj duhet të bëhemi vigjilentë të mos japim gjithçka për asgjë !
Udhëheqësit të frymëzohen nga dëshira e qytetarëve të vet, duke e zbatue tash më formën e re demokratike të ashtuquajturin Referendum ku vet qytetarët dotë vendosin se me cilin dotë bashkohen. Rezultati pozitivë do të jenë shprehje shpirtërore dhe dëshirë e kahmoçme e shqiptarëve . Ky është pasqyrim real, për të cilën duhet të obligohen klasat politike për ta jetësue nevojën e kohës, sepse ka ardhur koha sot. Mos ta ushqejnë utopinë , të veprojnë nga optimalja.
Në këtë mënyrë nëpërmes Shqipërisë si anëtare fuqiplotë e Natos do të
garantohen kufijtë e Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë do t’u varoste aspirata hegjemoniste e Sërbisë mbi pjesët territoriale të Kosovës.
Çështje e ditës do të jetë shkatërrimi i UE-së poqese nuk angazhohet SHBA-ja në mbrojtjen e UE-së, kontributi i sinqertë i SHBA-ve,do të jetë shkas? në pengimin e përsëritjes të historisë së hidhur të Europës.
Megjithëse Europa neglizhon ndihmën e SHBA-së, por detyrimishtë do ta kërkoje
pasi Arusha pranë dyerëve e ka nisur lojën.
Nexhat Bexheti Tetovë.