“Të njëjtën do mbroj…dashuri”-Adrian Kolgjini Bala


Sapo ulem dhe kujtoj,

Aty kur ecnim të dy nëpër pemë,

Zogjve këngën ua dëgjoj,

Pranë vogëlushave ku kanë folenë.

Në një bango të përqafuar,

Ishte ftohtë po nuk mbërdhimë,

Në gjoksin tënd më mban me duar,

Zemërat trokasin me “fërshëllimë”.

Por si zogjtë dy e nga dy,

Kur bashkë jetojnë nëpêr pyje,

Të dashuruar unë edhe ty,

Kalojmë darkën nën qiellin me yje.

Sa e bukur është jeta rinore,

Me dashuri dhe mallëngjim,

Të kapur si fëmijë dorë për dore,

Ikëm larg si zogjtë në shtegëtim.

Do shkojmë prapë tek ajo bango,

Të kujtojmë ato bukuri,

Sa larg që “ecëm” ne… edhe vitet,

Kaluan shpejt dhe s’jemi më rini.

Por zemra e bardhë që kemi të dy,

Të njëjtën do mbrojë prapë DASHURI.

Edhe kur flokët tona të jenë thinjur ,

Edhe kur mbi ballë rudhat do na mbulojnë,

Edhe kur gjunjët nga pleqëria e dridhur,

Prapë tek ajo bango zogjtë do ti dëgjojmë,

Pèrsëri zemrat si në rini do dashurojnē…

************