Të njohim historinë dhe vlerat e zonës së Devollit-Nexhat Nallbati


Nexhat Nallbati

KUNDËRADMIRALI QË SFIDOI MOSHËN

ZIQIRI MERO
(1920-2021)

Lindi në fshatin Baban të krahinës së Devollit më 26 Mars 1920.Në vitet e fëmijërisë së Ziqiriut të gjitha shkollat fillore në Devoll ishin me nga katër klasa me përjashtim asaj të Hoçishtit ,e cila ishte me pesë klasa.
Ziqiriut katër vitet e para të shkollës i kreu në fshatin e tij të lindjes Baban,kurse klasën e pestë e kreu në qytetin e Korçës.Me mbarimin e kësaj shkolle ai u rregjistrua në shkollën teknike të Korçës.Pasi kreu dy vitet e para të saj ai regjistrohet në shkollën qytetëse po në Korçë.Me mbarimin e saj në vitin 1936,ai rregjistrohet në shkollën normale të Elbasanit.
Fisi Mero ka qënë i njohur në të gjithë zonën e Devollit e më gjërë si një nga fiset më arsimdashëse.Deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga ky fis numuroheshin plot 22 veta që kishin mbaruar shkollat e mesme dhe Universitetet,nga të cilët 6 kishin studjuar jashtë si në Romë,Paris e gjetkë.Gjyshi i Ziqiriut
Ali Mero ka qënë antar i kryesisë së një organizatë Atdhetare për hapjen e një shkollë shqipe i krijuar në Korçë më 1887.Dy xhaxhallarët e tij Maliq dhe Sali Mero kishin kryer studimet e larta për drejtësi në Stamboll.
I jati i Ziqiriut, Sefdini kishte mbaruar gjimnazin e Manastirit.Ai ishte pjesmarrës në kongresin e parë të Manastirit për gjuhën shqipe dhe ndër të parët për njohjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe.I jati i Ziqiriut dhe dy xhaxhallarët e tij u lidhën ngushtë me L.A.N.ÇL
Pas diplomimit si mësues Ziqiriu në verën e vitit 1940 emërohet mësues në fshatin Panarit të Korçës.Në këtë fshat ai filloi veprimtarinë e tij antifashiste ilegale si patriot i vendosur.Në këtë fshat ai mësoi sekretet e luftës ilegale të cilat kërkonin trimëri,guxim zgjuarsi dhe kurajo.Pas fshatit Panarit Ziqiriu u emërua mësues në fshatin Hoçisht.Aktivitetin e tij si Atdhetar pro L.A.N.ÇL. ai e kishte nisur qysh në normalen e Elbasanit së bashku me shokët e tij, të cilët drejtoheshin nga qarku i Korçës.Për aktivitetin e tij antifashist ai bie në sy të armikut dhe jepet urdhëri për t’a arestuar por ai i shpëton arrestimit dhe kalon partizan në çetën Morava,ku shquhet për guxim dhe trimëri të lartë.Më 15 Gusht 1943 ai merr pjesë në inaugurimin e Br.15 S.në Vithkuq të Korçës dhe rreshtohet në rradhët e saj me detyrën e komisarit të kompanisë.Për aftësi organizative,guxim dhe trimëri atij i ngarkohen detyra të larta deri në zv/komisar i br.së parë.
Mbas çlirimit të vëndit Ziqiriu ishte ndër kuadrot e parë politike që u përzgjodh për studime në Akademinë ushtarake Lenin në Moskë .Me kthimin në Atdhe emërohet komisar divizioni në Korçë dhe pastaj me të njëjtën detyrë në Tiranë.Për punë të mirë arrin deri në zvëndës drejtor politik i ushtrisë shqiptare.Më vonë mer gradën Gjeneral major (kundëradmiral në marinë)
ZIQIRI MERO ishte një nga kuadrot kryesore të flotës luftarake detare që u shqua për kontribut të madh,për guxim dhe trimëri të rrallë në përballimin me sukses të plotë të një situatë tepër të komplikuar politiko- ushtarake që kaloi baza e Vlorës në vitet 1960-1961,e cila bëri që të dështojnë me turp qëllimet dhe planet Sovjetike për këtë bazë.Në këtë situatë të vështirë Ziqiriu emërohet shef i degës politike të flotës luftarake detare.Kundëradmirali në këtë detyrë demonstroi maturi dhe aftësi të admirueshme në vlerësimin e situatave.Nëse e kujtojmë filmin shqiptar “Ballë për ballë”,një ndër personazhet reale të asaj lufte të tmershme nervash e diplomatike ka qënë gjenerali ZIQIRI MERO ku u përball me sukses me ish komandantin e flotës luftarake të detit të zi Admiralin Kasatanov duke e mundur atë dhe duke e bërë që të ikte me turp nga sytë këmbët.
Për merita lufte dhe pune ai u vlerësua me 18 urdhëra ,medalje dhe tituj nderi:Ai mbante titujt
“Nderi i organizatës së veteranëve të L.A.N.ÇL.”,
“Qxtetsr nderi i Qarkut Korçë”,”Nderi i shoqatës së detarisë shqiptare”etj,etj.
Të shkruash për jetën,punën dhe veprën e kundëradmiralit 101 vjeçar nuk mjafton një shkrim por për të duhen shkruar libra të tërë.

PO CILAT JANË DISA NGA CILËSITË,VIRTUTET DHE VLERAT NJERZORE TË KËTIJ BURRI TË RRALLË QË ME PUNË E VEPRA SFIDOI VITET E JETËS SË TIJ DUKE U NDARË pNGA JETA NË MOSHËN 101 Vjeçare.?

– Jeta e tij shtrihet në dy shekuj nga 26 Marsi 1920 ditën që lindi dhe deri në vitin 2021 që u nda nga jeta.
– Ishte burrë me këmbë në tokë.Luftëtar i pagjunjëzuar,shqiptar besnik,sypatrembur.
Në tiparet e tij ishte fytyrëçelur,i gjatë trup drejtë,i buzëqeshur,i rregullt,pa syze gjithë jetën ,ai shihte me sytë e mëndjes dhe gjuhën e zemrës.
Disiplina dhe korrektësia ushtarake i kishin hyrë në gjak.
Ai dëgjonte me vëmëndje dhe respektonte çdo njeri njëlloj.
Ishte kockëfortë,i pathyer ,i kalitur në tokë dhe në det,truplidhur,vital dhe energjik.
Thelbin e figurës dhe botës së tij të brëndshme e përbënin :
Atdhedashuria dhe shpirtbardhësia,mendimi përparimtar, dashuria për punën dhe Shqipërinë.
Ai nuk mbante dy flamurë. E urrente në kulm hipokrizinë dhe dyfytyrësinë. Ishte dhe mbeti sinonimi dhe modeli i njeriut gojë ëmbël,luftëtar i vendosur,modest,i matur,njeri me karakter të shëndoshë.
Tek ai binin në sy ndërgjegja e lartë,ndershmëria,sinqeriteti,drejtësia,pjekuria.
Të vështirat i mbante për vete,të lehtat ja jepte vartësve.
Ishte i pamëshirshëm ndaj të keqes,dhe padrejtësive.Urente shumë arogancën dhe prepotencën.
Parimësia,paanshmëria,urtësia,dashamirësia dhe zemërgjerësia ishin virtutet dhe tiparet kryesore për të cilat ai vlerësohej shumë nga të tjerët.Të gjitha këto e bënin gjeneralin 101 vjeçar të gëzonte dashurinë,respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve.
ZIQIRI MERO ishte dhe mbeti gjithë jetën e tij një hero i thjeshtë dhe fjalëpak i epopesë së lavdishme të luftës A.N.ÇL.të viteve pas çlirimit dhe të periudhës tjetër të tranzicionit shqiptar.
Ai mbeti konsekuent me vetveten,nuk i tradhëtoi kurrë dhe për asnjë arsye bindjet e veta dhe idealin e tij,ndryshe nga ç’ndodhi me disa të tjerë.Ai ishte dhe mbetet shëmbulli i integritetit moral,një model për bashkëkohësit dhe brezin e ri.
Poeti dhe shkrimtari i shquar, devolliu i thekur DRITËRO AGOLLI me rastin e 85 vjetorit të lindjes,personalitetin e gjeneralit ZIQIRI MERO e përkufizon në këtë mënyrë:
” TE KY BURRË QË RRI ATJE DHE HESHT,SE I DUKEN LAVDËRIME TË TEPËRTA KËTO QË THEMI NE,BASHKOHEN VIRTUTET MË TË ÇMUARA TË NJERIUT, ATDHETARIA, TRIMËRIA, DITURIA DHE MBI TË GJITHA SHPIRTI I NJERZISHËM”.
I tillë ishte ,ashtu do të mbahet mënd dhe do të kujtohet gjithmonë brez pas brezi ish mësuesi,partizani,komisari,oficeri akademik dhe KUNDËRADMIRALI i ushtrisë shqiptare
devolliu i mënçur,gojë ëmbëli dhe i urti
ZIQIRI MERO.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS HEROIKE TË KËTIJ LUTËTARI SYPATREMBUR.
RESPEKT DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PËR VIRTUTET DHE VLERAT E KËTYRE NJERZVE TË RRALLË, QË NDEROJNË KOMBIN KUDO ANEMBANË.