TË NJOHIM VETVETEN
FATMIR PUSHI
Bidni diellin ……të shkrij borën,
Që ujët të rrjedh në burime i kulluar,
Duke freskuar mëndjen dhe trurin,
Përgjat shtigjeve të buta të freskëta !..
Nuk mundet të kuptojmë veten,
Gjykojmë dikë……. pa ditur asgjë,
Pa numëruar ………mëkatet tona,
Të gjykosh vetveten është e vështirë.
Sa mbeturina ngrumbullojmë në vetvete,
Dhe nuk dëshirojmë që ti heqim,
Me kokëfortësi asgjë nuk zgjidhet,
Shpirti i pastër është bërë plastik.
Mjalti nuk është për ne !…..
Mall e dhimbje,…….. fat i keq,
Jetojmë me shpirtë të plagosur,
Na gërryen urrejtaja e krijuar në vite.
E kujtojmë të kaluarën me mall,
Respekt, vllazëri, shoqëri, miqësi,
Ne nuk vlerësojmë të përditshmen,
Kemi harruar nga erdhëm ku do vemi ?.
