Të pagjumët-Brixhilda Dede

TË PAGJUMËT

Ti s’ mund të jesh një iluzion i imi, magji e prekshme.

Mbylli sytë dëgjuar Pavarotin e më thuaj a ndien prekjen e dorës time.

A ndihen se duart e mija lagen prej lotë malli.

Ty kthelltësi e thellë,

Ngatërruar me re të bardhë që vrullshëm qiejve depërton , etur për ujë të bekuar.

Do të të rrëmbej, të gjithën.

Me zë të lartë do të bërtas kur brenda shpirtit i gjithi të nxë,

Bota, le të më bëj të marrë.

Vetëm ti më mbaj shtrënguar.

Aromën e flokëve të të ndihej , flladit.

Dua ta dish,..

Do të më dashurosh patjetër.

Unë, di të puth ndryshe,

Vere dorën në zemër, ndiher rahjet dhe më thuaj,..

Të çmendesh nga dashuria për ty,

Qenka bekim perëndie!!