Të pasurit


Përparim Hysi

 

As mos kujtoni  se të pasurit janë të lumtur

Përkundrazi: asnjë i pasur nuk fle rehat!

Më i  lumtur është një i dehur rrumbull

I pasuri dhe në gjumë flet përçart.

Rrethohet prej pasurisë e kthehet në rob

(Kërkon që ta shtoj.  Nuk ngopet, si makut!)

Asnjëherë një i pasur këmbët s’ka mbi tokë

Jeta e një të pasuri? Gjithmonë si në luftë!

Bobo! Ja, ky ka më tepër se sa unë

Dhe bëhet përvers, dhe bëhet zilar

Herë nga zilia dhe herë nga frika e zë me shkumë

Dhe asnjëherë në jetë nuk gjen karar.

About Post Author