Të pathënat-Valbona Kolaveri


Tehu i natës ishte i mprehtë
thikë që ndau kufijtē
e shtratit të zemrës
që furfulisej me veten
e rrotullohej në anën tjetër
ndërkohë që numëron
ditët e vitet e lëna peng
në sitën e hënës
e rēnkonte të pathënat.

Gjumi po pikturon veten
nëpër hije muresh të vjetra
mendimesh
zallamahi kohësh
të kapura fort në shpirt
e po presin të zhgrryhen çarçafësh
si tē përdala
ku askush si sheh
për ti gjykuar
der të lodhen e të flenë
gjithë dertet.

Ndërkohē unë si një kufomë
që sapo ka dhēnë shpirt
e po pret ti hap sytē
në agun e një dite plot dritë
në një kohë tjetër
ku sytë takojnë veç diellin.