Tē prek moj dashuri!Katiola Karoli


Tē prek moj dashuri!

Tē prek moj e imja dashuri .
Zgjas duart drejt teje tē ndjej.
Me rrëshqet mes gishtave te brishte.
Me përkëdhel trupin si erë.

Tē prek moj dashuri tē prek.
Me buzë petale te paçelura .
Me ndjenjat e mia ndrydhur ne shpirt.
Me tē gjitha lulet qe sjell pranvera.

Drithëroj kur te kam pranë.
Tē dëshiroj ty marrëzisht.
Kurr erdhe s’dita tē tē mbaja pranë.
Nuk dua unë tē gaboj serish.

Tē prek moj dashuria ime.
Tē ndjej si valën e freskët te detit blu.
Tē lejoj tē hysh brenda meje.
Te me ndjesh te te ndjej jam këtu!

Jam këtu moj dashuria ime.
Ne tē njëjtën vend ku ti me le.
Mbledhur kruspull nga dhimbja ime.
Tē prisja ty si sot edhe dje….

Tē prek moj dashuri ,të prek.
Zgjas duart si e marrë drejt teje.
Tē ruajta qelibar tē pastër në shpirt.
Tē mbroj me jete ,brenda meje.

About Post Author