Të  pres…!Eduart Veli


TË  PRES…!

Të pres ty unë natën,në ëndërr,

Në fushat e blerta,të pres.

Të pres…,i veshur si dhëndërr.

Buzë detit te kaltër,po të pres!

Të pres,në natën me hënë.

Tek pishat,lart në kodër, të pres.

Oh  ,sa nur i bukur, të ka rënë .

Të veshur si nuse ,po të pres !

Të pres,në natën plot me yje .

Lëndinave,plot bar e lule,me vesë.

Si zanë e zbritur nga mali,më vije

Rrugëve të gurta,po të pres!

Të pres,netëve me  shi dhe erë. 

Tek streha jonë e vjetër, të pres.

Si gonxhe e çelur eja,si pranverë.

Unë brazdave,ndër ara,po të pres!

Të pres në valle,të pres në këngë .

Skenave të gurta e dashur,po të pres.!

Ti vallen e hedh aq bukur,tëvjetër,të rëndë.

Një jetë të terë vetëm ty,do të pres !

Çdo mëngjes të pres,çdo mbrëmje.

Oh,me sa shumë mall,po të pres.

Çdo ditë,që vjen e ikën,të pres me ëndje.

Sa të jem gjallë,veç ty moj,do të pres.!

Për ty,vargje do të thurr ,një jetë .

E ëmbël,e sertë,zemrën ma ke marrë mua. 

Do të pres edhe në të përtejmen, jetë.

Nuk më mjafton një jetë,të të dua !