Të pres-Suzana Rama


Mos ngurro sonte, eja,

ashtu si Ti di, ngadalë,

me afshin e nxehtë,pa fjalë,

dhe kur të më jesh pranë,

hapin mos e ndal….

Mos fol fare, mos dihat,

dua të të ndjej si fllad,

mbi flokë, në gushë e më tej,

symbyllur, kush je të të gjej.

Ti eja se për lehtësi,

që të mos druhesh,dritat do ti fik,

mbi supe do të hedh një mantel,

nuk ka rëndësi se ç’ditë është,

e hênë,e mërkurë apo e dielë.

Vetëm eja dhe mos trokit,

derën hapur e kam lënë,

mos ji hije si për ditë,

por aromë që ëndrat zhbën,

mua do t’më gjesh në këmbë…

Tiranë 16 01 2020

Suzana Rama DV