Të prita aty ku zhyteshin yjet !Tomi Buzi


Të prita aty ku zhyteshin yjet !..

Këtu zbriste hëna, yjet ,çdo nat..

këtu luanin me valën

si në përrall ,

edhe unë këtu prita, prita shum gjat..

me vështrimin

tretur tutje, thell ..,

në mall !

Fjalët këtu copëzoheshin në gërma

mbi valë,

këtu fundoseshin ..

e ngjiteshin përsëri lart,

këtu zërat humbisnin në tastierën e shpirtit, pa fjalë..

pastaj,

pastaj zhyteshin përsëri ..

në mall !

Sekondat, minutat, orët,

iknin bashkë me valët, tutje ..

vezullimeve ,

duke u fundosur thellë në ‘oqeanin’ tim..

si orakuj ,

pëshpërisnin ëndrrave

për një puthje..

që kishte mbetur aty, si tik-tak i fshehur,

i dy zëmrave !

Aty prita, të prita shum gjat,

oh sa gjat !

Deri në përpëlitje psherëtimash..

që zbrisnin posht valëve

ku s’tretej malli ..

për Ty,

aty endeshin thërmija dëshirash

që fundoseshin ..

bashkë me shkëndija yjesh,

në sy !

Aty të prita,

ku zhyteshin yjet thellësive ,

aty,

aty ku ëndrrat vallzonin me valën

si në përrallë ,

aty ku manteli i hënës mbulonte magjin e gjinjëve ..

me vështrimin tretur thellë ..

në mall !

About Post Author