Të prita të dilje-Nexhat Nallbati 


TË PRITA TË DILJE

Nën dritaren tënde të erdha një natë ,

Desha të takoja,siç e lamë bashkë,

Nga ballkoni tënd sinjalin ma dhe,

Mos u largo, që aty mua më the.

Dëshirën t’a plotësova,aty unë qëndrova,

Të prita të dilje, me ty të bisedoja,

Lozonjarja ime sa e bukur që je,

Të prita të dilje, por ti nuk më erdhe.

Nga kush kishte frikë, që nuk fole fare !

Dritaren le hapur, hapat mi dëgjoje ,

Si s’të erdhi keq, mua më le jashtë,

Zemra ime dridhej, ti bëje gallatë !

Nën dritaren tënde, e gdhiva gjithë natën

Deshe të më provoje, a do mbaja fjalën !

Më në fund u binde, sinjalin ti ma dhe,

Unë të dua shumë, me sinjale më the.

U kuptua mirë, dashuria jonë e parë,

Fjalë nuk këmbyem, por sinjale dhamë,

Ishte ajo natë, mbushur plot magji,

Dashuria mes nesh, rrugën e saj morri.