Ë PUTHEMI NË SHI
Nuk është ndonjë marrëzi
Kushedi se çfarë.
Të puthesh në shi mallit duke qarë.
Të puthesh në shi ku stuhia të rreh me rrebesh. Tek rrufetë vallëzojnë rreth nesh.
Eja pra të puthemi në shi.
Tek rrebeshi na lan e rrufeja s’ na tremb fare.
Ky rrebesh gjithë kjo dashuri;
Me shiun që na lag
E me rrufetë të hedhim valle.
Kjo dritë e kjo krismë që ndrit e ndez
Flakërimë
Kjo vlagë që potis mallin lot e shi.
Shuan percëllimë.
Me atë furi vetëtimash, le të puthemi.
Na mësojnë dashurisë, të mos i ruhemi.
Eja! Eja të puthemi në shi
Ku tokën, dashurisht sulmohnë retë.
Ta ndiejmë të vrullshmen dashuri;
Vetëtimshëm të na pushtojë në dejtë.
Eja pra.
